Flash

Faktet/ A ka qenë Arben Keshi në polici.Cili gënjen Rama apo BILD?

Lapsi.al 17 June 2019
Faktet/ A ka qenë Arben Keshi në polici.Cili gënjen Rama apo

A ka qenë në polici, Arben Keshi, njeriu kryesor në përgjimet e publikuara së fundmi nga gazeta gjermane “Bild”? Megjithëse ai del i implikuar në shumë aspekte të zgjedhjeve, Kryeministri Edi Rama i anashkaloi sot të gjitha këto duke pohuar se Keshi nuk ka qenë shef policie në periudhën kur është përgjuar. “AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë”, shkruan Rama.

Po si qëndron e vërteta për Arben Keshi i cili në përgjimin e BILD etiketohet si drejtor i Qendrës së Mbyllur për të Huajt e Parregullt në Shqipëri?

Fakti është se ai ka qenë në polici para se të merrte pjesë në masakrën elektorale në Dibër dhe është ngritur në detyrë menjëherë pas saj për merita të veçanta. në këtë kuptim Edi Rama ka të drejtë se në momentin e "krimit" ai nuk ka mbajtur veshur uniformë por ka qenë shefi i shtabit të PS për Maqellarën.

Në 2011, ai punonte si inspektor në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Në 2013 qe drejtor i Qendrës së Mbyllur për të Huajt e Parregullt në Shqipëri.

Pas zgjedhjeve të shtatorit 2016 në Dibër Keshi emërohet shef komisariati në Bulqizë dhe aktualisht, ai është shef i sektorit të krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Dibrës.

Pra megjithëse Rama e shpërbleu policin e tij të preferuar për manipulimet dhe blerjet në segmentin për të cilin kryeministri flet ai nuk ka qenë i veshur me uniformë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI