Flash

U përmend në përgjime, Flamur Noka: Arben Keshi ndante para me thasë...

Lapsi.al 17 June 2019
U përmend në përgjime, Flamur Noka: Arben Keshi ndante para me

Ish-deputeti demokrat Flamur Noka ka komentuar përgjimet e publikuara në gazetën gjermane “Bild”, ku në një bisedë telefonike mes kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarit socialist Arben Keshi, përmendet edhe Famur Noka si kreu i një grupi prej 50 personash që dhunonin votuesit socialistë.

“Janë gjëra banale, nuk dua të hyj në këtë histori”, - ka thënë shkurt Noka në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” në Report Tv, ndërsa ka vijuar me akuzat për kryeministrin Rama dhe Arben Keshin.

“Ka pasur përplasje nga qytetarët dhe njëri nga ata që merrej me shitblerjen e votës. Incident normal siç ndodhin në datën e zgjedhjeve. Kam qenë dëshmitar i kësaj maskarade 3 muaj. Qarkullonte nga mëngjesi në darkë me thasë me para.

Kush nuk pranonte para kërcënohej, prandaj kemi dalë. Dhe ky shefi i komisariatit u gradua pastaj, u ngrit. Ishin të gjithë ushtarë politikë dhe jo punonjës të shtetit.

Informacioni ishte që Arben Keshi nga mëngjesi në darkë trokiste në derë të banorëve për të shpërndarë para me lista. Kush nuk pranonte kërcënohej. Del edhe një gjë tjetër që ata kishin parcelat me kanabis, dhe diheshin që pronarët ishin Arben Keshi dhe Robert Ago” – tha Noka.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI