Flash

Reagon Basha: Ju them kush e diktoi anulimin e zgjedhjeve

Lapsi.al 9 June 2019
Reagon Basha: Ju them kush e diktoi anulimin e zgjedhjeve

“Shqiptarët dhe mbarë Europa është tronditur nga përgjimet e publikuara nga BILD, që faktuan se Rama është një kryeministër ilegjitim, se pushtetin nuk e mori me vota, por e mori me krimin dhe me bandat. Sot çdokush e di se në Shqipëri sundon një qeveri e zgjedhur nga mafia dhe jo nga populli” – nis një reagim i kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Sipas tij, “vendimi për anulimin e 30 qershorit u diktua nga bashkimi më i madh shqiptarëve për të mos pranuar kurrë më një proces monist dhe kriminal të bandës që sot ka vjedhur pushtetin dhe për të mbrojtur standardet dhe vlerat europiane.

Askush nuk duhet të ketë asnjë iluzion. Rama ka kapur çdo pushtet, ka vjedhur çdo qindarkë, ka përdorur çdo mjet për të manipuluar zgjedhjet në bashkëpunim me krimin. Ai është i zhytur në krim dhe i kapur nga krimi!

Më kot po bën gjithçka për t’i shpëtuar gjykimit. Gjykimi i Europës po vjen, gjykimi i popullit është i pashmangshëm! Kryeministri i Avdylajve do largohet! Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha e Shqipërisë për të gjithë shqiptarët! #ShqipëriaSiEuropa” - shkruan Basha në Facebook. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama sulmon Metën: Më keq se Bujar Nishani

Ndryshe nga fjalimi që mbajti në Mat, nga Dibra kryeministri Edi Rama ishte më i përmbajtur në përcjelljen e mesazheve politike. Kreu i qeverisë përsëriti se zg...

18:35

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI