Flash

Shtyrja e zgjedhjeve, Patozi: Intervista që i prishi terezinë Metës

Lapsi.al 9 June 2019
Shtyrja e zgjedhjeve, Patozi: Intervista që i prishi terezinë

Kryetari i “Bindja Demokratike”, Astrit Patozi, e ka cilësuar vendimin e presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve, si një akt që nuk ka lidhje me Kushtetutën. Në një postim në Facbook, Patozi shkruan se Ilir Meta mori këtë vendim pas intervistës së dhënë nga Metthew Palmer, ku paralajmëroi Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin se do të jenë përgjegjës për dhunën në protestë, ndërsa tha se nuk do të lejohen të futën në SHBA.

“Dje në Tiranë nuk kishte asgjë të re nga palët ndërluftuese të politikës sonë të vjetër. Edi Rama ishte në fushatë, ndërsa Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, në protestë. Pra të gjithë në llogoret e tyre të kahershme, një pozicion që e mbajnë njësoj prej pothuajse 4 muajsh. E vetmja e re dje për politikën në Shqipëri ishte intervista e zotit Palmer nga Uashingtoni, e cila me sa duket prishi qetësinë dhe zgjoi reagimin radikal të Presidentit. Ndaj unë gjykoj, se kjo është një arsye më shumë, se përse shqiptarët duhet të shkojnë në zgjedhje dhe të votojnë më 30 qershor”, - shprehet Patozi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI