Flash

Rama sulmon Metën: Më keq se Bujar Nishani

Lapsi.al 9 June 2019
Rama sulmon Metën: Më keq se Bujar Nishani

Ndryshe nga fjalimi që mbajti në Mat, nga Dibra kryeministri Edi Rama ishte më i përmbajtur në përcjelljen e mesazheve politike. Kreu i qeverisë përsëriti se zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor, ndërsa Metës i kujtoi sërish se mori një vendim politik që bie ndesh me Kushtetutën, madje sipas tij u soll më keq se Bujar Nishani.

“Në 2017-ën, Bujar Nishani e kërkoi me shkrim, me firmë, me vulë, në një letër të përbashkët timen dhe shokut tim që më ka humbur e s’po e kap më, Lulzim Bashës, që t’i kërkonim Presidentit atë shtyrjen brenda Kushtetutës. Nuk mund ta vendosë Presidenti ka pyetur të tjerët. Kjo ishte.

Ndërkohë që ky shoku tjetër, se nga i gjej këta shokë unë nuk e di, del dhe bën një skandal, duke thënë anulim loje se jam i shqetësuar për stabilitetin etj, dhe kështu i bie që në mëngjes u thotë atyre të shtëpisë ju sulmoni fort që të digjet dhe unë do ta dal që ta shuaj…

Nga kush do ta shpëtojë Shqipërinë? Nga ata… Nga ata Shqipëria do të shpëtojë vetë në 30 qershor. Njësoj siç shpërndahen tespihet e plakut Mere, do shpërndahen edhe këta në 30 qershor”, - u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI