Flash

Plagosi punonjësin e bashkisë së Vlorës, policia arreston autorin

Lapsi.al 4 June 2019
Plagosi punonjësin e bashkisë së Vlorës, policia arreston

Arrestohet autori i plagosjes së 63 vjeçarit, Dajko Cenodema, punonjës i bashkisë së Vlorës. Në pranga ka rënë Inez Hajrulla, i cili më 10 maj të këtij viti e ka goditur me armë punonjësin e Bashkisë në momentin që ai ishte duke pirë kafe në zonën e Ujit të Ftohtë.

“Kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10 Maj 2019 në Lungomare. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është kundërpërgjigjur me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit ku ndodheshin personat e pa identifikuar që kanë hapur zjarr me armë në drejtim të lokalit ku ndodhej shtetasi I.H. Në lidhje me ngjarjen mbeti i plagosur 63 vjeçari D.C, i cili ishte klient në një lokal tjetër me distancë prej 70 m larg. Gjykata i ka caktuar shtetasit I. H, masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Vrasje kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”-njofton policia.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI