Flash

Dosja/ Qindra CD me përgjime fundosin trafikantët e klandestinëve

Lapsi.al 4 June 2019
Dosja/ Qindra CD me përgjime fundosin trafikantët e klandestinëve

51 persona kanë përfunduar në gjykatë pas përfundimit të hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për operacionin “One if by land”.

Prokurori Eugen Beci ka dorëzuar dosjen me 95 fashikuj në gjykatë ku pjesë janë dhe 450 CD me përgjime dhe materiale të tjera.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikonin shtetas shqiptarë drejt shtetëve të Bashkuara, Kanadase dhe Anglisë kundrejt shumave që varionin nga 30 mijë dollarë për në Amerikë dhe Kanada deri në 10 mijë paund në Angli.

Mbi të gjithë të pandehurit rëndojnë akuzat e trafikimit të qënieve njerëzore në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjatë operacionit u shkatërruan 7 grupe kriminale që vepronin në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada. Pjesë e operacionit ishin autoritetet amerikane dhe kanadeze.

Të këshilluara

Patozi: Zgjedhjet mund të shtyhen, por...

Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi thotë se zgjedhjet lokale nuk mund të shtyhen vetëm nëse e kërkon njëra palë pasi kërkon konsensus. “Zgjedhj...

21:42

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI