Flash

Mbaron "odiseja" e autostradës Tiranë-Elbasan, nis qarkullimi me dy korsi

Lapsi.al 4 June 2019
Mbaron "odiseja" e autostradës Tiranë-Elbasan, nis

Punimet në autostradën Tiranë-Elbasan kanë përfunduar pas tejkalimit të afatit të fundit të parashikuar për përfundimin e ndërtimit të aksit në mes të muajit maj. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), vonesat për hapjen e plotë të të dyja korsive të autostradës, kanë ndodhur për arsye teknike, siç është p.sh. shtrimi i asfaltit, që është shtyrë si pasojë e motit me reshje të shumta. Ndërkohë, ARRSH-ja bën me dije se autostrada është tashmë e hapur në të dyja korsitë e saj, pa asnjë kufizim.

Ndërtimi i autostradës Tiranë-Elbasan ka nisur që në vitin 2011 dhe kohëzgjatja e punimeve ishte parashikuar të përmbyllej në pak vjet. Në vitin 2013, qeveria Berisha inauguroi vetëm çeljen e Tunelit të Kërrabës. Për shkak rritjes së kostove, punimet u ndërprenë, ndërkohë që në vitin 2014, një shembje në afërsi të Ibës, ngadalësoi edhe më tej ritmin e ndërtimit.

Ndërsa, në vitin 2016, qeveria Rama mori një tjetër borxh shtesë. Në këtë mënyrë, kostot janë rritur në përpjestim të drejtë me shtyrjen e punimeve. 7 vjet më pare, autostrada Tiranë-Elbasan u tenderua me 300 milionë dollarë, ndërkohë që në ditët që flasim ka arritur një vlerë rreth 425 milionë dollarë për 31 kilometra.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI