Flash

Euroactiv: Hollanda "hodhi në erë" shpresat e shqiptarëve për çeljen e negociatave me BE-në

Lapsi.al 4 June 2019
Euroactiv: Hollanda "hodhi në erë" shpresat e

Media online Euroactiv, e specializuar për artikujt e politikbërjes europiane, i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe përpjekjeve të saj për të çelur negociatat me BE-në.

Duke iu referuar kërkesës së Parlamentit holandez drejtuar KE-së për heqjen e regjimit të lëvizjes pa viza të shqiptare, Euroactiv e sheh këtë lëvizje si ‘hedhje në erë’ të shpresës së shqiptarëve për të çelur negociatat me unionin e madh evropian, përpos rrezikut të rikthimit të kufizimit të lëvizjes së lirë.

Artikulli i Euroactiv:

Probleme në Tiranë. Një kërkesë nga qeveria e Holandës për të pezulluar udhëtimin pa viza për shqiptarët po shqyrtohet nga Komisioni Europian pasi një shumicë e parlamentit holandez votoi në favor të masës.

Një zëdhënës i ekzekutivit të BE nuk komentoi mbi rezultatin e mundshëm të vlerësimit të hënën. Ligjbërësit holandezë mbështetën një mocion që pretendon se mafia shqiptare është e lirë për të lëvizur nëpër Evropë për shkak të regjimit pa viza, i cili ka qenë në vend për më shumë se një dekadë.

Nëse Komisioni do të pajtohej me vlerësimin holandez, atëherë Këshilli i BE do të nënshkruante për ndryshimin e rregullave të vizave, megjithëse duket e pamundur që ekzekutivi të arrijë në atë përfundim, pasi kohët e fundit rekomandoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë.

Por kjo nuk është shqetësimi i vetëm për Tiranën këto ditë. Burimet diplomatike thonë se Haga nuk është gati të japë dritën e gjelbër për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë. EUROACTIV

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI