Flash

(VIDEO) Plagosi babë e bir në protestë, arrestohet në Tiranë një nga autorët

Lapsi.al 4 June 2019
(VIDEO) Plagosi babë e bir në protestë, arrestohet në
Policia njoftoi se ka arrestuar personin që plagosi babë e bir më datë 2 qershor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Uniformat blu bëjnë me dije se arrestimi i 43-vjeçarit Z.S është bërë pasi janë parë pamjet filmike të protestës. Në lidhje me dhunën e ushtruar nga i dyshuari përkundrejt dy shtetasve të tjerë (babë e bir) reagoi ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit tha se policia ka dhunuar dy protestues, ndërsa ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përgënjeshtroi, duke sqaruar se protestuesit janë përleshur me njëri-tjetrin. Ai publikoi edhe një video në Twitter. Njoftimi i policisë: Kapet dhe ndalohet një prej autorëve të “Plagosjes së rëndë me dashje”,  të dy shtetasve mbrëmjen e datës 2 Qershor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Në vijim të kqyrjes së pamjeve filmike, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe  ndalimi me inisiativë i  shtetasit : Zamir Sijani, 43 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj Durrës, (i dënuar më parë për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”). Ndalimi i tij u bë pasi më datë 02.06.2019, rreth orës  20:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit“ dhe në rrugën “George  Ë Bush”, ka prishur qetësinë publike në kohën që subjekti politik Partia Demokratike dhe aleatët zhvillonin protestën dhe ka goditur me mjete të forta shtetasit, Y. Ç dhe E. Ç (babë e bir)  banues në Tiranë, duke ju shkaktuar dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI