Flash

“Vol-vo 4”/ Lirohet “Cine” i Shijakut, shkak problemet shëndetësore

Lapsi.al 4 June 2019
“Vol-vo 4”/ Lirohet “Cine” i Shijakut, shkak problemet

Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin “Cine” i Shijakut, i arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Vol-vo 4” është liruar për arsye shëndetësore.

Mësohet se këtij shtetasi i është ndryshuar masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Gjykata ka urdhëruar po ashtu që ky shtetas pavarësisht se në arrest shtëpie, nuk duhet të kontaktojë me asnjë person të jashtëm.

Kujtojmë që “Cine” i Shijakut u arrestua bashkë me 26 shtetas të tjerë për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale.

Gjatë këtij operacioni gjithashtu u godit një laborator i përpunimit të heroinës në fshatin Brenog në Has, ku ndër të tjera janë sekuestruar 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës.

Procedimi për këtë operacion ka nisur pas një referimi të Policisë së Shtetit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Në këtë procedim penal janë me mijëra orë përgjime, filmime, përgjime ambientale, vëzhgime me dron, mijëra faqe me shkresa dhe këmbim informacioni e korrespodencë me agjenci ligjzbatuese brenda e jashtë vendit.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI