Flash

Oferta tronditëse e Barcelonës: në lojë tre kampionë për Neymar

Lapsi.al 3 June 2019
Oferta tronditëse e Barcelonës: në lojë tre kampionë

Akuzat për përdhunim, të zbrapsura me forcë nga Neymar, nuk e kanë zbehur aspak vlerën në merkato të brazilianit, që është kthyer të jetë emri i preferuar në Barcelonë. Ashtu si raporton 'Mundo Deportivo', katalanasit kanë ndërmend të bëjnë një lëvizje të paprecedentë për të rikthyer lojtarin në blaugrana.

Barcelona ka tre jolly për të bindur Psg të shesë yllin e tij. Bëhet fjalë për Philippe Coutinho, që mbërriti në Kamp Nou pikërisht për të zëvendësuar O’Ney, Ivan Rakitic, për të cilin më parë PSG ka prezantuar një ofertë prej 80 milionë euro, e Ousmane Dembelé, zbuluar nga Thomas Tuchel në kohët kur ishte trajner i Borussia Dortmund.

Në të gjitha rastet lëvizja e parë i takon kampionit brazilian, që duhet të dalë hapur dhe të bindë francezët ta lënë të lirë. Neymar në fakt prej kohësh flitet se nuk është i lumtur në Paris, duke u penduar për zgjedhjen e bërë kur u largua nga Barcelona, si lojtari më i shtrenjtë i transferuar në histori.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI