Flash

Inter një hap larg Lukaku: United kërkon 70 milionë euro

Lapsi.al 2 June 2019
Inter një hap larg Lukaku: United kërkon 70 milionë euro

Inter është gjithnjë e më pranë Romelu Lukaku, sulmuesi i Manchester United që Antonio Conte dëshirton shumë ta ketë në skuadër për të zëvendësuar Mauro Icardi. Duke shfrytëzuar raportin preferencial me agjentin e lojtarit Federico Pastorello, Marotta ka gjetur akordin ekonomik me sulmuesin belg, i gatshëm të ulë pagesën në 8 milionë euro në sezon, përfshirë bonus, për të provuar një eksperiencë të re në Itali, ku luan edhe i vëllai Jordan.

Inter duhet të gjejë tani akordin me United që kërkon 70 milionë. Anglezët janë të gatshëm të diskutojnë shitjen e sulmuesit, por jo të përfshijnë në tratativë Perisic, ashtu si do të dëshironte Inter. Në këtë mënyrë, duhet kryer sa më shpejt shitja e Icardi, që për momentin kërcënon të largohet vetëm në përfundim të kontratës, motiv për të cilin gjithnjë e më tepër të afron me këmbimin e rëndësishëm me Juventus Icardi-Dybala.

Jo vetëm Lukaku është në fokusin zikaltër, sepse pas kthimit në Itali Conte e gjithë stafi, pas takimit të parë në Madrid me presidentin e Suning Jindong Zhang, janë gati të nisin punën, në një javë decizive për Inter. Në orët e ardhshme Marotta, Ausilio e Baccin, do të kërkojnë të luajnë gurët me Cagliari e Roma për Dzeko e Barella, dy objektivët më të afërt, dhuratat e para për teknikun Conte.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI