Flash

Video/ Kukësi fiton Kupën e Shqipërisë: Reginaldo e Shkurtaj nxjerrin KO Tiranën dhe i japin shpresë Laçit për Europën

Lapsi.al 2 June 2019
Video/ Kukësi fiton Kupën e Shqipërisë: Reginaldo e Shkurtaj

Favoritët e finales së Kupës nuk zgjënjejnë: në Elbasan Arena Kukësi mposht 2-1 Tiranën, duke fituar trofeun e dytë për nga rëndësia. Ernest Gjoka i dhuron Bluve trofeun e dytë në vitin e dytë të drejtimit të veri lindorëve, edhe pse jo radhazi. Merr fund këtu ëndërra e bardhebluve për të shpëtuar sezonin përmes një trofeu dhe prezantimit në Europa League sezonin e ardhshëm, pas frikës së përjetuar për rënien nga Kategoria. Bashkë me kuksianët ka festuar edhe Laçi, që tani pret konfirmimin për të marrë pjesë në vend të Skënderbeut e Flamurtarit, më lart në renditje, por korcarët të dënuar nga UEFA dhe vlonjatët të palicensuar.

Blutë e kishin obligim fitoren dhe Gjoka nuk ngurroi të zbriste me dyshen më të mirë sulmuese të Superiores Shkurtaj-Reginaldo 23 gola së bashku në kampionat. E në fakt, lojtarët justifikuan statusin e tyre me vlonjatin që shënoi golin e avantazhit pas vetëm katër minutash lojë, duke e bërë të thjeshtë ndeshjen për Kukësin. Skuadra e Ardian Memës nuk mund të zhdukë sindromën e një sezoni të tërë, duke u kthyer tek gabimet individuale, ato gabime që bardheblutë arritën të paktën ti fshinin në dy ndeshjet vendimtare kundër Lacit në transfertë dhe Flamurtarit në shtëpi, në dy të fundit e kampionatit që vendosën shpëtimin për 24 herë kampionët.

Tirana u përpoq të shfrytëzonte armët në dispozicion dhe barazimi i Michael Ngo'o u duk se rifuti në lojë një skuadër, që deri në atë moment rrezikoi kapitullimin, në më shumë se një rast. Anglezi konfirmohet deciziv për kryeqytetasit, pavërësisht se kishte munguar në takimin me golin në 7 javët e fundit.

Nuk mund të mungonte firma e Këpucës së Artë të sezonit Reginaldo. Mozambikasi vendosi ndeshjen në minutën e 78, duke i lënë Tiranës vetëm 12 minuta barazi në këtë ndeshje. Për Kukësin misioni ishte i përmbushur dhe Gjoka administroi me kujdes rezultatin, deri në fërshëllimën e fundit, që nisi festën e Kukësit për një tjetër trofe, në një sezon me shumë luhatje e me shumë investime.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI