Flash

Liverpool, Klopp: "Djemtë bënë dicka të pabesueshme"

Lapsi.al 2 June 2019
Liverpool, Klopp: "Djemtë bënë dicka të

Jurgen Klopp ngriti më në fund Kupën: tabùja e finaleve u thye. "Ishte një luftë e madhe, ëndërronim të dyja Champions. Nuk ishte ndeshja më e bukur në botë por duhet vetëm të fitonim e djemtë ia dolën. Eshtë cmenduri të mendosh atë që bënë - komentoi pas ndeshjes tekniku i Liverpool - Ishte një sezon fantastik e intensiv, donim ta fitonim për tifozët. Kjo fitore është për ta, për trajnerët e mi, stafin, pronarin tonë. Jam vërtetë krenar për këtë klub. Këtë lumturi ia dedikoj familjes sime që është ulur aty, në të gjithë finalet që kam luajtur e humbur, kanë vuajtur e tani fitorja është për ata".

Alisson Becker ishte protagonisti i madh i mbrëmjes në Ëanda Metropolitano, duke bërë krejt të kundërtën e asja që bëri Karius një vit më parë: "Akoma nuk e kuptoj, tani në kokë kam shumë gjëra, mendoj se erdha nga një qytet i vogël në jug të Brazilit, nga shteti i Rio Grande do Sul, e këtu arrita me punë e forcën që më ka dhënë familja dhe miqtë". Portieri i Liverpool është ende konfuz për lumturinë dhe ndjesitë e tij pas triumfit në Champions. "Ime shoqe nuk është këtu - shtoi braziliani - sepse është shtatzënë, presim fjalin e dytë e do të quhet Matteo, një emër italian. Dua të falenderoj Zotin që më dha forcë për të punuar kaq shumë".

Në krahasim me një vit më parë, kur doli nga stadiumi i Kiev me lot në sy dhe shpatull të dëmtuar, Mohamed Salah është krejt ndryshe: "Kujtoj gjithcka nga viti i kaluar e tani po përjetoj një natë të paharrueshme. Një vit më parë qaja, sonte ndodhi dicka e pabesueshme". Janë fjalët e egjiptianit, që hapi serinë e golave me penalltinë e minutës së dytë.

Të këshilluara

FOTO/ Tifozi e rrëzon, Lopez e rreh keq

E paparashikuar ajo që ndodhi në Xhiron e Italisë, në etapën e 20. Protagonist, vetëm 5 kilometra ngfa finishi ciklisti Miguel-Angel Lopez, lider me Fanellën e ...

18:38

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI