Flash

Andi Bushati: Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

FOTO/ Shikoni makinën plotësisht të djegur, brenda së cilës humbi jetën ish-kampioni i Real, José Antonio Reyes

Lapsi.al 1 June 2019
FOTO/ Shikoni makinën plotësisht të djegur, brenda së
Bota e futbollit qan José Antonio Reyes. Ish-futbollisti i Sevilla, Arsenal, Real e Atletico ka humbur jetën në një aksident rrugor në Utrera, qyteti i tij i lindjes. 35 vjecari që aktualisht luante në Segunda Division me Estremadura, ka përfunduar i djagur brenda makinës së tij. Për momentin nuk është ende e qartë dinamika e përplasjes, por fotot e publikuara së fundmi të makinës së tij tregojnë qartë tragjedinë. Sulmuesi andaluzian në karrierë ka veshur fanellat e Sevilla, Arsenal, Real Madrid, Atletico Madrid, Espanyol, Cordoba, Xinjiang Tianshan Leopard e Extremadura UD. Mbante rekordin si lojtari që ka fituar më shumë Europa League në histori, 4, nga të cilat 1 me Atletico e 3 me Sevilla. I quajtur "Perla e Utrera", në karrierë Reyes, që në karrierë ka shënuar 93 gola, ka debutuar në Liga në moshën 16 vjecare, duke luajtur për Sevilla, Real Madrid, Atletico, Espanyol e Cordoba. Jashtë kufijve të Spanjës, mesfushori ka luajtur nga 2004 në 2006 tek Arsenal, në 2008 me Benfica e në 2018 në Kinë me Xinjiang Tianshan Leopard. Me Kombëtaren, Reyes ka veshur fanellën e Furive të Kuqe në Botërorin e Gjermanisë 2006. Në karrierë me Real ka fituar një Liga, me Arsenal një Premier, një Community Shield e një FA Cup. Me Benfica ka triumfuar në Kupën e Ligës portugeze. Sukseset më të rëndësishme në nivel ndërkombëtar i ka marrë me Ateltico e Sevilla, duke rrëmbyer katër Europa League e një Superkupë UEFA. Së bashku me Beto, Kevin Gameiro e Vitolo mban rekordin e fitoreve të Europa League.

Të këshilluara

FOTO/ Tifozi e rrëzon, Lopez e rreh keq

E paparashikuar ajo që ndodhi në Xhiron e Italisë, në etapën e 20. Protagonist, vetëm 5 kilometra ngfa finishi ciklisti Miguel-Angel Lopez, lider me Fanellën e ...

18:38

ide

Andi Bushati: Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI