Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Fantastike, një tifoz i Tottenham martohet me një tifoze të Liverpool: finalja e Champions live në dasëm…

Lapsi.al 31 May 2019
Fantastike, një tifoz i Tottenham martohet me një tifoze të

Ka pritshmëri të madhe për finalen e Champions League mes Liverpool dhe Tottenham. Finalja e gjitha angleze e aktivitetit është konsideruar nga tifozët e të dy skuadrave “dita e madhe”, dita e së vërtetës. Mbështetësit e të dy skuadrave janë gati të vuajnë, të impenjohen, të ruajnë qetësinë sa më shumë të jetë e mundur dhe…të administrojnë të gjitha përgatitjet. Ironia e fatit, dita e së vërtetës do të jetë edhe më impenjative për Abby Norman dhe James Alexsander: ajo tifoze e Liverpool dhe ai tifoz i Tottenham, që pikërisht në ditën e zhvillimit të finales së Champions League, që sheh të përballen skuadrat e tyre të zemrës, do të martohen. Të dy kanë vendosur që ta shfaqin në projeksion ndeshjen gjatë ceremonisë së dasmës.

KAMPIONET E DASMES – Me sa duket bëhet fjalë për një cift të fortë, një cift që kanë vlerësuar ndjenjat në dritën e rrezikut të firmës së një akti divorci, vetëm disa orë pasi janë shkëmbyer premtimet. Në tërbimin e rivalitetit të sportit, gjërat edhe mund të marrin kthesë të papëlqyeshme. Dhe për këtë, merita i shkon atyre për kurajën e treguar. Tema e martesës, natyrisht, do të jetë përplasja mes dy skuadrave, madje edhe vendet e të ftuarit do të jenë të organizuar, më shumë se sa në bazë familjare, ose të ftuar të njërit apo tjetrit, në bazë të skuadrave për të cilën bëjnë tifo. Të dy thuajse të martuarit kanë qenë të ftuar edhe në transmetimin televiziv në ITV dhe kanë shpjeguar se si kanë shkuar gjërat.

DERI NE VDEKJE TE PANDARE – Fjalet e ciftit, të sjella nga Sportbible, të bëjnë të qeshësh teksa kishin rënë dakord që data e martesës së tyre do të vendosej për të koincinduar me atë të finales së Champions League, por asnjëri nga të dy, mbi të gjitha James, që bën tifo për “Spurs”, nuk priste që në finale të shkonte Tottenham. “Jemi zënë dhe kemi bërë shaka mbi mundësinë e asaj që mund të ndodhte, por nuk besonim që do të ndodhte realisht. Pas ndeshjes së Tottenham ndaj Ajax telefonat tanë janë cmendur. James ishte në Londër në atë moment dhe nuk arrinim të besonim atë që kishte ndodhur”, shpjegon nusja “Reds”. “Nuk kemi menduar kurrë ta anullojmë dasmën, dimë vetëm që do të kemi mundësinë ta trasmetojme ndeshjen gjatë dasmës”, thotë James. Në fund të ftuarit e skuadrave të tjera janë të lejuar të hyjnë, por duhet të marrin pjesë në një short llotarie dhe të zbresin nga njëra, apo ana tjetër dhe të gjejnë një vend në tavolinë. Në fund të ceremonisë, pavarësisht rezultatit, të martuarit do të premtojnë të qendrojnë së bashku deri në vdekje pa u ndarë...gjithnjë nëse nuk ndodh pas ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI