Flash

"Bye Bye America": Inzaghi pret telefonatën e Milan

Lapsi.al 31 May 2019
"Bye Bye America": Inzaghi pret telefonatën e Milan

Ndodhi ajo që pritej... Simone Inzaghi e bëri lëvizjen e tij. Nuk do të ketë SHBA dhe lamtumirë, për momentin, udhëtimit për muajin e mjaltit të programuar prej kohësh dhe që duhet të niste sot. Arsyeja është e thjeshtë: trajneri i Lazio - sepse i tillë është ende - kërkon me çdo kusht Milan dhe nuk ka asnjë qëllim të kalohet në këtë objektiv nga kandidati tjetër i fortë për stolin kuqezi, Marco Giampaolo. Simone Inzaghi është kandidati kryesor për stolin kuqezi edhe pse mbërritja në shtëpinë e Milan mbetet e kushtëzuar nga disa çështje jo shumë të rëndësishme. Për sa i takon Paolo Maldinit. Përgjigja e tij ndaj Ivan Gazidis ende nuk po vjen. Me pak fjalë, Paolino ka marrë kohë dhe ka vendosur disa kushte. Mbetet të kuptohet nëse është Gazidis që pret një përgjigje nga ish-kapiteni apo është Maldini që e pret nga klubi.

Ndër kushtet dihen kërkesat për stafin që duhet ta shoqërojë në drejtimin sportiv të skuadrës - nga Costacurta e Carbone dhe deri te Tavana, e me shumë gjasa, Tognaccini - dhe nuk është e vështirë të imagjinohet se është edhe zgjedhja e trajnerit. Simone Inzaghi ose alternativa Marco Giampaolo. Në çdo rast një italian dhe në çdo rast brenda pak ditësh.  Në këtë pikë, lind pyetja tjetër se kush do të lirohet më parë mes Simone Inzaghi dhe Marco Giampaolo, të dy nën kontratë?

Logjike, në këtë kuptim, që Simone Inzaghi ka preferuar të shtyjë udhëtimin amerikan dhe po aq e kuptueshme që Giampaolo ka nisur të flasë me Massimo Ferrero për zgjidhjen konsensueale të kontratës që e mban të lidhur me Samp.

Pra, kush mbërrin i pari pozicionohet më mirë. Simone Inzaghi e ka bë rë lëvizjen e tij - "bye bye America" -, Giampaolo ka provuar të hedhë asin në tavolinë duke e ditur mirë, që për Inzaghino do të jetë më pak e thjeshtë të lirohet nga morsa e Lotito. Dhe ja një pikë tjetër: Lotito nuk heq dorë dhe riniset. I ka propozur trajnerit të tij një rinovim prej tre vjetësh me rritje të pagës nga një milion e gjysmë aktualisht deri në dy milionë. Milan ofron rreth 2.5, por nuk ka aspak ndërmend t'i paguajë asgjë më shumë Lazio që nga ata e tij do të donte diçka në këmbim për "xhentilesë". Në këtë pikë, koha shtrëngon dhe nyjet nuk janë liruar aspak. Mbetet ideja: "dead line" e fiksuar të martën dhe përgjigje e Maldini për Gazidis brenda 48 orëve.

Ndërkohë ka një tjetër pjesë të mozaikut Milan që ndjek rrugë të ndryshme. Pronarët dhe administratori i deleguar ishin dhe janë më të prirur për një trajner të huaj. Në këtë pistë, ka patur një kontakt me Mendes, përgjigjja e të cilit ka qenë një "jo" e prerë dhe e menjëhershme. Me gjithë këto lëvizje, mbetet të kuptohet se për cilin Milan po flitet sot. Milan e Gazidis dhe Elliott apo atë që imagjinon Paolo Maldini. Ndërkohë Shtëpia Milan i ngjason paksa sheshit "San Pietro" kur të gjithë presin për tymin e bardhë.

 

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI