Flash

Mea culpa e presidentit Pallotta, në letrën për tifozët: “Kam gabuar, s'ka luftë De Rossi-Totti”

Lapsi.al 31 May 2019
Mea culpa e presidentit Pallotta, në letrën për tifozët:

Pas zbulimit të çështjes së Romës e publikuar dje nga Repubblica, sot vjen replika e presidentit të klubit, James Pallotta. Pronari amerikan, në një letër të gjatë drejtuar tifozëve verdhekuq, shkruar në faqen zyrtare në internet të klubit, ka konfirmuar disa tema të pranishme në hetimin e gazetës, duke qartësuar mbi të gjitha çështjen e lidhur me lamtumirën e De Rossi. “Kush do të më besojë mirë – ka shkruar Pallotta duke iu drejtuar tifozëve – nuk mendoj se ka ndonjë më të zhgënjyer, më të nervozuar dhe më të zemëruar se unë në klub, për mënyrën se si kanë shkuar gjërat tek Roma në 18 muajt e fundit”. Duke pranuar që janë bërë dhe gabime “njëri prej tyre është kthyer në më të rëndin në nivelin sportiv”, pronari amerikan ka shpjeguar që verdhekuqtë janë duke “punuar fort për të riorganizuar disa aspekte të klubit, që praktikisht duhet të ishin bërë më përpara dhe për të zgjidhur disa probleme, që vetëm kohët e fundit kanë mbërritur në vëmendjen time”. Objektivi është “angazhimi i personave me talent” në gjendje për ta çuar lart Romën, ndërsa keqardhja është që nuk ka arritur të fitojë disa trofe, sepse, sikurse ka nënvizuar Palota, “motivi për të cilin jam këtu është të fitoj trofe, të administroj një skuadër dhe të krijoj një atmosferë që të bëjë krenar çdo tifoz të Romës”. Pas një viti plot me zhgënjime, presidenti nuk heziton të thojë që ky sezon i fundit “ka qenë një katastrofë e plotë, por në të njëjtë kohë më rezulton e vështirë të pranojë argumentin sipas të cilit nuk do të kishim provuar të shkonim përtej limiteve tona me burimet që kishim në dispozicion”.

RASTI DE ROSSI

Në letrën e tij, presidenti i Romës i dedikon hapësirë të plotë hetimit të nisur nga Carlo Bonnini dhe Marco Mensuratti, të publikuar dje tek Repubblica, duke iu përgjigjur artikullit dhe duke pranuar që një pjesë e mirë janë të vërteta. “Kam lexuar disa pasazhe dhe kam dalë me përfundimin që janë “budallallëqe” – ka theksuar Pallotta – por pasi e kam lexuar të gjithë artikullin dhe pasi kam kryer një bisedë të gjatë dhe të detajuar me një prej autorëve të shkrimit, them që disa pjesë janë të vërteta dhe pjesë të tjera qartësisht jo korrekte”. Sipas Pallotta, “disa pjesë të këtij artikulli e kanë vënë në dritë të errët Daniele De Rossi: nuk është e drejtë, sepse Daniele, për 18 vjet ka qenë një luftëtar për Romën. Ai meriton respekt dhe unë gjithmonë e kam respektuar”. Pronari verdhekuq pranon që De Rossi ishte turbulluar për faktin që dikush (Nzonzi) ndoshta qe blerë për të luajtur në pozicionin e tij. Presidenti kthehet edhe mbi debatin sipas të cilit De Rossi kishte marrë pozicion, sepse Di Françesko qe gati në të shkarkuar: “Mbi të bazën e të gjithave bisedave që kam bërë me të – ka prerë shkurt ai – është falso qind për qind. Në fakt në 12 ndeshje përpara fundit të kampionatit kam pasur një bisedë telefonike me Danielen, që personalisht më ka kërkuar të vazhdojë me të njëjtin trajner deri në mbyllje të sezonit. Pra, nëse dikush është duke insinuar që ai po kërkonte shkarkimin e Di Françeskos, kjo është larg të vërtetës”.

“S’KA LUFTË MES TOTIT DHE DE ROSIT”

Pallotta pranon se ka bërë dhe gabime duke shpjeguar me detaje ato që janë: “Gabimi im ka qenë ky: në dhjetor kam dashur të operoj në ndryshimin e të gjithë linjës në zonën sportive dhe sferën e përgatitjes atletike, por kam qenë i bindur që nuk mund të bëhej. Duhet të kisha bërë ndryshime kur mendova se është drejtë për t’u bërë dhe kjo pavendosmëri, ndoshta, na kushtoj një vend në Champions League”. I kthehet pastaj argumentit më të nxehtë, atij të raportit mes Totti dhe De Rossi: “Në rastin tonë duket se njerëzit janë duke kërkuar t’i vënë drejtuesit dhe futbollistët njëri kundër tjetrit. Të thuash që dy djemtë, me një lidhje speciale për 20 vjet mbi shpatulla, janë në luftë nuk ka sens”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI