Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Pochettino e ka zgjidhjen për të mundur Liverpool: "Të luajmë lirshëm, sikur të ishim fëmijë"

Lapsi.al 31 May 2019
Pochettino e ka zgjidhjen për të mundur Liverpool: "Të

Mauricio Pochettino, trajneri argjentinas i Tottenham, 24 orë para se skuadra e tij të përballet me Liverpool në Wanda Metropolitano, për të diskutuar finalen e Ligës së Kampioneve, këtë herë 100% angleze, është munduar të mbajë larg presionin. Me pamje të çlirët dhe të vendosur, trajneri ka folur për çështje të ndryshme, si psh formën fizike të Harry Kane, i cili është stërvitur me grupin të premten.

"Nuk e di për Harry Kane. Kemi edhe një seancë stërvitore për të vendosur. Është normale që më pyesni, dhe është e vështirë për ju të jeni në vendin tim. Por është e komplikuar, të marrësh një vendim të tillë".

Lidhur me përgatitjet për ndeshjen, Pochettino tha: "Kemi filluar të përgatisim finalen menjëherë pas ndeshjes në Premier League me Everton. Jemi gati, gati të përfitojmë, të luftojmë, të japim maksimumin. Finalet duhen fituar. Duhet respektuar kundërshtari dhe Liverpool është një skuadër e madhe, por ne duam të shkruajmë historinë".

Një mendim edhe për rivalin e tij, Jurgen Klopp: "Mendoj se është një trajner i madh, e admiroj shumë, e çmoj shumë, dhe atij i ka munguar pak fat në finale. Nuk mund të kritikosh dikë kur humb një finale, sepse pjesa më e vështirë është të mbërrish aty. Më tej, është çështje rrethanash".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI