Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Futbolli sot ndryshon rregullat: penalltitë, prekja me dorë, kartonët e... goli. Ja të gjitha të rejat

Lapsi.al 1 June 2019
Futbolli sot ndryshon rregullat: penalltitë, prekja me dorë,

Nga sot futbolli ndryshon, futen në fuqi rregullat e reja të aprovuara në mars në mbledhjen e 133 të International Board të Fifa. Nuk bëhet fjalë për një revolucion, por disa gjëra do të pësojnë modifikime: rregulla të reja që janë në fuqi për Botërorin e U20 e që deri në 25 qershor do të përfshijnë vetëm kompeticionet e Fifa e pas tyre, me nisjen e turnit paraeliminator të Champions, do të shtrihen edhe në ato Uefa. Sa për sqarim, finalja e mbrëmjes mes Liverpool e Tottenham do të luhet me rregullat "e vjetra". Ja cfarë ndryshon dhe si.

FAULLI ME DORË

Faulli me dorë do të sanksionohet nëse është i vullnetshëm.Por nga sot do të dënohet gjithnjë cdo prekje me dorë nëse krahu është në lartësinë e supeve ose përtej e në cdo rast kur krahu është larg trupit e në pozicion jo natyral.

SULMUESIT E BARRIERA

Për të evituar një sjellje të gjykuar anti-sportive, sulmuesit duhet të qendrojnë të paktën një metër larg barrierës kundërshtare. Në të gjitha drejtimet.

RINISJA E TOPIT

Në rinisjen nga fundorja, topi nuk duhet të dalë më nga zona për tu luajtur: portieri mund ta pasojë topin edhe brenda zonës, por sulmuesi kundërshtar mund të ndërhyjë vetëm pasi të jetë bërë pasimi i parë.

POZICIONI I PORTIERIT NË RAST PENALLTIE

Nga sot portieri pmund të spostojë një këmbë përtej linjës së portës. Var mund të ndërhyjë për të përsëritur penalltinë në rast pritje, nëse të dy këmbët do të rezultojnë përtej linjës së portës në momentin e goditjes.

KARTONA EDHE PËR TRAJNERËT

Edhe për trajnerët në pankinë futet në fuqi rregulli i kartonëve: në fillim i verdhi e pastaj i kuqi. Kur përjashtohesh rekomandimi është gjithnjë skualifikimi për ndeshjen e ardhshme.

ARBITRI NUK BËN 'MË' LOJË

Deri më sot nëse topi përplasej me arbitrin loja vazhdonte. Nuk do të jetë më kështu: në rastin në të cilin prekja e arbitrit favorizon një asist ose edhe një gol për skuadrën tjetër, loja do të ndalohej. Në zonë topi është gjithnjë i portierit.

PREKJA ME DORË DHE GOLI

Vullneti nuk do të jetë më kriter: cilido gol i shënuar me një prekje me dorë, edhe në mënyrë të pavullnetshme, nuk do të vlerësohet.

ZËVENDËSIMET MË TË SHPEJTA

Nuk do të jetë më e nevojshme të dalësh nga mesi i fushës në rast zëvendësimi. Për të fituar kohë lojtarët duhet të dalin jashtë në anën më të afërt.

NUK DO TË JETË MË TOPI I DISKUTUESHËM

Nga tani, arbitri duhet të përcaktojë se kush do ta riluajë topin e kundërshtari duhet të qendrojë në distancë prej katër metrash.

Të këshilluara

FOTO/ Tifozi e rrëzon, Lopez e rreh keq

E paparashikuar ajo që ndodhi në Xhiron e Italisë, në etapën e 20. Protagonist, vetëm 5 kilometra ngfa finishi ciklisti Miguel-Angel Lopez, lider me Fanellën e ...

18:38

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI