Flash

Andi Bushati: Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Moto GP/ Marquez i frikshëm, tërbon Dovizioso: Rossi, 'Doktor' i vendit të tretë...nga fundi

Lapsi.al 1 June 2019
Moto GP/ Marquez i frikshëm, tërbon Dovizioso: Rossi,

Marc Marquez nuk gabon praktikisht asgjë në Mugello, duke përdorur një përzierje tinzare, shpejtësie dhe dinakërie. Piloti spanjoll i Honda ka qendruar i fshur, për të kryer më pas shpërthimin fitues dhe vendimtar në provën e fundit, duke shfrytëzuar plotësisht rrëshqitjen e Andrea Dovizioso. Numri 93 ka pritur rivalin e tij direkt në luftën për titull dhe më pas e ka sulmuar duke i rrëmbyer fitoren e 56 në kualifikuese, gjatë karrierës, falë një kronometrimi 1’45”519, që është edhe rekord i ri i pistës.

Keqardhja mbetet në fytyrën e Dovizioso, e përzier edhe me zemërim: sepse përtej sensacionit, italiani ka kuptuar se ka përballë një rival që përveç aftësive ka edhe dinakërinë një armë të fortë. Në rreshtin e parë, në Mugello, do të jetë një Dukati dhe ajo është e Danilo Petruzzit (+0”362). Pavarësisht gjendjes jo të mirë fizike, piloti nga Terni ka marrë vendin e tretë, përpara një super Fabio Kuartaros.

Ai që zhgënjen përsëri është Valentino Rossi. Pamja e tij është një përzierje e hutuar, dyshimesh dhe pikëpyetjesh në kërkim të përgjigjeve që nuk duket se janë. Kjo e shtunë në Mugello për Rossi është e zezë sa nuk thuhet. Një kualifikim për t’u harruar për 46-ën, që nesër do ta nisë garën nga vendi i 18-të në radhën e startit, të cilën nuk e gjen që në 2006-ën në Asen. Pasditja e Doktorit është një tmerr në të gjitha efektet, mes një Yamaha që 'lodhet', në sektorin e tretë të pistës dhe një strategjie në bokse, që e ka penalizuar përsëri, aq sa nuk e arrin provën finale prej kohësh.

Të këshilluara

FOTO/ Tifozi e rrëzon, Lopez e rreh keq

E paparashikuar ajo që ndodhi në Xhiron e Italisë, në etapën e 20. Protagonist, vetëm 5 kilometra ngfa finishi ciklisti Miguel-Angel Lopez, lider me Fanellën e ...

18:38

ide

Andi Bushati: Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI