Flash

Maradona kuron pagjumësinë e akuzon të bijat: "Unë po vdisja, ato blinin apartamente"

Lapsi.al 2 June 2019
Maradona kuron pagjumësinë e akuzon të bijat: "Unë po

Diego Armando Maradona kthehet të flasë për veten jashtë katërkëndëshit të fushës. Kampioni argjentinas është shtruar në një klinikë në Buenos Aires për të kurarar një problem që e shqetson prej kohësh: pagjumësinë. Terapia e re e ka bërë të bjerë në një gjumë të pazakontë për katër ditë e katër netë, por motivi i këtij problemi lidhet me kërkesat ekonomike të të bijave: "Unë isha gati duke vdekur e ato blinin apartamente në Miami...".

Rikuperimi në këtë rast ishte programuar, asgjë urgjente, por është vetëm i fundit nga problemet që Maradona prej vitesh përballon. Pas gjendjes së vështirë që kaloi gjatë Argjentina-Nigeri në Rusi 2018, artrozën e problem me kërcet, janarin e kaluar el Pibe de Oro u godit nga një hemoragji gastriti për të cilën përfundoi në urgjencë.

Tani problemi është tjetër, sërisht i komplikuar: pagjumësia. Një shqetësim i lindur, sipas asaj që bën të ditur Il Mattino, i pohuar nga vetë Maradona, nga problemet me vazjzat e tij. Cështje ekonomike, me kërkesa të vazhdueshme për shpenzime për ish-kampionin albiceleste nga të bijat. "Herën e fundit që pashë vajzat ka qenë kur më kërkojnë dollarë - i ka thënë mikut e avokatit të tij Matias Morla -. Prej kohësh nuk arrij të fle, nuk po them se vajzat e mia po boshatisin një bankë, por po e bëjnë me jetën time. Unë isha duke vdekur - ka kujtuar Maradona momentin kur përfundoi në koma në Punta del Este - e ato blinin apartamente në Miami".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI