Flash

Vdekja e Reyes - I pashpirt Canizares: "Nuk meriton të kujtohet si hero"

Lapsi.al 2 June 2019
Vdekja e Reyes - I pashpirt Canizares: "Nuk meriton të kujtohet si
Vdekja e José Antonio Reyes në aksidentin automobilistik tronditi gjithë botën e futbollit, por jo ish-portierin e Real Madrid e Valencia, Santiago Canizares. Një mesazh i shkruar në Tëitter nga një që Reyes e ka njohur personalisht ka shkaktuar polemika të shumta: "Tejkalimi i shpejtësisë është një sjellje e dënueshme - ka shkruar Canizares - Në aksident ka patur edhe viktima të tjera përvec atij që drejtonte. Reyes nuk meriton të nderohet si të ishte një hero, por kjo nuk do të thotë që nuk më vjen keq për atë që ndodhi dhe se nuk lutem për shpirtërat e tyre". Një debat i ashpër që nuk është pëlqyer në rrjetet sociale, aq sa ish-portieri është detyruar më pas të sqarojë më mirë pozicionin e tij, mbi sa ndodhi në vdekjen e Reyes: "Ndoshta nuk u shpjegova mirë - ka shtuar ai - Sigurisht që meriton vlerësim për karrierën e tij e për atë që i ka dhënë futbollit". Pastaj një postim i fundit për të mbyllur debatin: "Lexoj opinione të ndryshme e i respektoj të gjithë, sidomos sot, edhe ato që shoqërohen me fyerje. Kam qëllim të dënoj vetëm pandjeshmërinë, duke i ftuar të gjithë të reflektojnë mbi gabimet që bëjmë. Mendoj se është e krahasueshme me dhimbjen".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI