Flash

Anthony Joshua pëson humbjen më shokuese në 30 vjet boks: Ruiz e zvarrit 5 herë në ring

Lapsi.al 2 June 2019
Anthony Joshua pëson humbjen më shokuese në 30 vjet boks: Ruiz e
Anthony Joshua është shkatërruar nga numri 19, i pashpresë para ndeshjes, Andy Ruiz Jr, në atë që është rezultati më tronditës në historinë e boksit. Kampioni i wBA, IBF e WBO është rrëzuar nga froni pasi pësoi katër KnockDoën dhe u tërhoq nga arbitri Mike Griffin, përpara mbylljes së raundit të shtatë. Anthony Joshua është rrëzuar dy herë në ring në raundin e tretë, duke krijuar befasinë më të madhe përballë kalifornianit 29-vjecar Ruiz, që i krijoi rivalit dështimin më të madh në karrierë. Ai kuotohej 25/1 për të mposhtur mbretin e WBO, WBA e IBF Joshua, por ai bëri të mundur atë që besohej se ishte e pamundur. "Dua të falenderoj Zotin për fitoren - tha Ruiz. Kjo është ajo për të cilën kam ëndërruar dhe punuar fort." Ekzaktësisht si Joshua e kishte parashikuar, veprimi i parë i Ruiz ishte imponimi në ring. Joshua e nisi luftimin me ngacmime të ngadalta me të majtën, por ishte një taktikë e rrezikshme që Ruiz e paralajmëroi me goditje të forta, se kurora e tij ishte në rrezik. Heroi britanik goditi për herë të parë në shënjestër në 50 sekondat e fundit të raundit të dytë, në një kombinim dysh, përpara se të rrrëzonte Ruiz në të tretin me një uppercut, që u mendua se e ktheu ndeshjen në drejtimin e tij. Por Ruiz tronditi botën pak sekonda më vonë duke e hedhur në tokë Joshua me një stil sensacional, me anglezin që u shpëtua nga gongu kur preku dyshemenë për herë të dytë, i numëruar deri në 8. Situata për Joshua u bë aq dramatike sa tifozët nisën thirrjet “oh Anthony Joshua”. Madison Square Garden u trondit përfundimisht në raundin e shtatë kur AJ nuk mundi dot më të vazhdonte. Joshua pranoi se urren të ndeshet me boksierë më të shkurtër sepse ata janë të aftë të shmangen dhe futen poshtë krahëve, duke dhënë goditje në mjekër dhe Ruiz, 11 centimetra poshtë tij, bëri ekzaktësisht këtë. Kur e gjithë bota priste përballjet e mëdha, që kishin kohë që përfliteshin, me Wilder e Fury të gatshëm ta sfidonin, Joshua u rrëzua me zhurmë përballë një Ruiz, që tani do të jetë më i kërkuari për tu ndeshur nga pretendentët për të dominuar peshat e rënda në boks.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI