Danilo Petrucci fiton Cmimin e Madh të Italisë e merr suksesin e parë në karrierë në MotoGP. Piloti i Ducati ka triumfuar në Mugello, duke befasuar Honda e Marc Marquez e shokun e skuadrës Andrea Dovizioso, në përfundim të një beteje të jashtëzakonshme mes të treve. Rrëzohet dhe heq dorë nga gara Valentino Rossi, me një Yamaha që nuk u fut kurrë në garë. Marquez shkon në + 12 nga Dovi në krye të një Botërori krejtësisht të hapur.

Kodrat e Mugello konfirmohen toka e premtuar për Ducati. Për të tretin vit radhazi skuderia italiane ka fituar në cirkuitin e shtëpisë dhe e ka bërë me protagonistin ndoshta më pak të pritur, por sigurisht me atë që e meritoi fitoren finale. Petrucci kompletoi një fundjavë fantastike me fitoren e parë në 8 vjet në kategori. Decizive për fatet e garës parakalimi i dyfishtë i Petrucci ndaj San Donato në fillim të xhiros së fundit. E megjithatë Marquez, mbi një pistë që në letër është jo e favorshme për të, arriti të marrë maksimumin, duke u shkëputur edhe më shumë në krye të renditjes.

La mbetur jashtë podiumit Alex Rins (Suzuki), që ishte i vetmi i aftë të të mbante ritmin e tre të parëve e rrëmbeu një vend të katërt, rezultat që e konfirmon forcë e tretë në renditjen e përgjithshme. Ditë për tu kujtuar edhe për Nakagami, që drejtoi Honda LCR drejt vendit të pestë, duke marrë rezultatin më të mirë të karrierës së tij në MotoGP.

Fundjavë krejtësisht e zezë për Valentino Rossi. Pas provës së keqe në kualifikuese, idhulli i shtëpisë u detyrua të tërhiqet pas 8 xhirove për shkak të një rrëzimi në kthesën e dytë, kur sidoqoftë ishte larg kreut. Doktore e Yamaha M1 nuk u shfaqën kompetitivë e vështirësitë e skuderisë së Iëata janë konfirmuar edhe në përfaqësimet zhgënjyese të Vinales e Quartararo, në vendin e 6° e 10°, larg luftës për kreun.