Flash

Historia/ Andy Robertson kampion i Europës: në 2012 shkruante "Jeta ta shpif, kërkoj punë"

Lapsi.al 2 June 2019
Historia/ Andy Robertson kampion i Europës: në 2012 shkruante

Mes protagonistëve të Liverpool kampion Europe 2019 është edhe Andreë Robertson, mbrojtësi i krahut skocez i Reds, idhulli i vërtetë i tifozëve. Ajo e tij është një histori e vecantë, ndoshta jo krejtësisht përrallë, por i afrohet shumë. Nëse sot e shohim në majën e Europës, në 2012 Robertson, në atë kohë 18 vjecar, ka qenë një hap nga lamtumira e futbollit: "Në këtë moshë jeta ta shpif pa para. #Needajob". Portimi në tëeet e kërkesa për punë është bërë, pas një prove të dështuar tek Celtic.

Shtatë vjet më pas jeta e tij e karriera ka ndryshuar plotësisht. Luan në Anfield si protagonist absolut, ka një kor të personalizuar nga tifozët e Liverpool dhe krosimet e tij janë më të mirat në Europë. Ai, është faktikisht, mbrojtësi i majtë kampion Europe në fuqi e përvec se është titullar fiks tek Skocia, ka luajtur dy finale Champions League radhazi.

Një rrugë që në 2012 as nuk e imagjinonte, ashtu si ka pranuar vetë Robertson në sezonin e kaluar, përpara finales me Real Madrid: "Kur luan në Queen's Park, me Dundee United ose me Hull, mundësia për të luajtur një finale Champions nuk të shkon nëpër mendje". Por në fakt luajti dy e fitoi një e ajo kërkesa malinkonike #Needajob u transformua në një ëndërr me veshë të mëdhenj si të Kupës e me shumë mundësi në një pishman të madh për Celtic.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI