Flash

Milan ndryshon objektiv për pankinën: Inzaghi rinovon me Lazio

Lapsi.al 2 June 2019
Milan ndryshon objektiv për pankinën: Inzaghi rinovon me Lazio

Simone Inzaghi qendron tek Lazio, Giampaolo shkon tek Milan. Në lojën e pankinave, situatat ndryshojnë përsëri. Vetëm 24 orë pasi Inzaghi u duk se priste thirrjen e Milan, duke shtyrë udhëtimin për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tekniku ka ndryshuar kurs duke konfirmuar qendrimin tek Lazio, pas një takimi me presidentin Claudio Lotito. Përfundimtare tashmë pankina bardhekaltër, ku shumë rëndësi në zgjedhjen e Inzaghi ka patur këshilla e Drejtorit Sportiv Igli Tare, ndërkohë që Milan tashmë ka ndryshuar kurs dhe është pranë konfirmimit të Giampaolo.

Dy situata, në fakt, ngushtësisht të lidhura mes tyre, sepse pasi doli nga radarët e Juventus, Simone Inzaghi u bë kandidati më i mundshëm për të zëvendësuar Rino Gattuso. Problemi ishte se presidenti Lotito, për lirimin e trajnerit të tij pretendonte 5 milionë euro, ndërkohë që në prapaskenë punoi me aprovimin e teknikut për rinovimin me të deri në 2021, me përmirësim të pagesës prej 500 mijë eurosh, duke e cuar tashmë rrogën e tij në 2 milionë në sezon: akord që me shumë mundësi do të firmoset të hënën, pas takimit të numrit 1 të Lazios me agjentin e Inzaghi, Tullio Tinti.

Gjithnjë e më shumë në krye të listës së dëshirës së Milan është Marco Giampaolo. Për të mbyllur tratativën duhet pritur përcaktimi i situatës së lidhur me Paolo Maldini, por sinjalet pozitive nuk mungojnë. Ish-kapiteni kuqezi përgatitet ti përgjigjet pozitivisht propozimit të Administratorit të Deleguar Ivan Gazidis, duke marrë në dorë kështu udhëheqjen tekniko-sportive të klubit: me aprovimin e pozicionit nga Maldini do të zhbllokohej edhe zgjedhja e trajnerit, me Giampaolo të përzgjedhur, që ndërkohë i ka komunikuar presidentit të Sampdoria Ferrero se dëshiron të largohet nga Genova, një vit më herët nga skadenca e kontratës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI