Flash

E ardhmja e Eros Grezdës tek Rangers në dyshim

Lapsi.al 3 June 2019
E ardhmja e Eros Grezdës tek Rangers në dyshim

Eros Grezda është larguar nga kombëtarja e Shqipërisë për arsye personale vetëm pak ditë pasi e ardhmja e tij në Ibrox me Rangers është vënë në dyshim. 24-vjecari ka bërë vetëm 7 paraqitje në kampionat që kur u bashkua me skocezët në verën e kaluar për shumën e £2 milion paund nga Osijek, me teknikun Steven Gerrard larg nga të qenit i kënaqur për impaktin e shjqiptarit në këtë sezon.

Javën e kaluar, menaxheri i tij ka zbuluar se për lojtarin ka klube të interesuar dhe se është duke e marrë në konsideratë largimin e tij nga Rangers, në përfundim të një ndeshje të luajtur në dhjetor. Tani, në mënyrë misterioze Grezda është tërhequr nga kombëtarja kuqezi, në vigjilje të sfidës së dyfishtë të Shqipërisë për Euro 2020 kundër Islandës e Moldavisë.

Federata Shqiptare e Futbollit në një komunikatë për shtyp ka sqaruar: "Eros Grezda është tërhequr nga dy ndeshjet për motive personale." Ndërsa lojtari ka postuar një mesazh në rrjetet sociale ku shkruan: "Më vjen keq tiu informoj se nuk do të jem në gjendje të ndihmoj kombëtaren për këto dy ndeshje”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI