Flash

600 gola, me kokë, të djathtën e të majtën: statistikat e Cristiano Ronaldo dhe goli rekord...

Lapsi.al 28 April 2019
600 gola, me kokë, të djathtën e të majtën: statistikat

Cristiano Ronaldo dominon prej më shumë se një dekade fushat e lojës, por me golin spektakolar të shënuar kundër Inter, në derbin e Italisë, ka prekur kuotën e jashtëzakonshme të 600 golave në karrierë me skuadrat e klubeve. Katër fanella të ndryshme e gola të shënuar në të gjitha mënyrat: e gjithcka nisi kur djaloshi 17 vjecar mbanet veshur atë të Sporting Lisbonës...

Me portugezët Ronaldo shënoi 5 gola, por që mjaftuan për të rënë në sytë e një gjiganti si Manchester United. Të impresionosh një si Sir Alex Ferguson nuk është e lehtë, por djaloshi që në Old Trafford u bë CR7 shënoi 118 gola, përpara se të bëhej lojtari më i shtrenjtë i historisë në transferimin e tij në Santiago Bernabeu. Vitet më spektakolarë të portugezit, për trofe e gola: 450 të shënuar me fanellën e Real Madrid, ndërsa ka ende kohë për të provuar forcën në një kampiont të ri, në një klub të ri. 27 gola me Juventus, në vitin e debutimit, aspak keq Ronaldo, nëse ke parasysh se u kurorëzuar edhe me titullin kampion në Serie A.

CR7 është nga ata që dinë të shënojnë me cdo mënyrë. Specialiteti është e djathta: 392 gola të shënuar, duke i lënë këmbës së dobët 106. Nuk duket si përcaktim i drejtë "i dobët" me këtë shifër realizimesh, e përafërt me atë që portugezi ka shënuar në goditjet me kokë. 100 gola të shënuar në këtë mënyrë dhe 102 me penallti. Por po të llogaritësh totalin, 87 janë realizuar nga jashtë zonës. Goditjet e dënimit janë përdorur gjithnjë nga Ronaldo për të tentuar kuadratin e portës dhe në 46 raste ia ka dalë të përshëndesë rrjetën.

Duke qendruar tek statistikat, e duke u përqendruar tek shpërndarja e golave, 311 CR7 i ka shënuar në La Liga dhe 22 në Kupën e Mbretit. 84 janë golat në Premier League, 37 në turne të tjera dhe 20 në Serie A. Masteri i Champions ka shënuar 126 gola në kompeticionin më të rëndësiëshëm për klube, ndërsa viktima e preferuar ndër të gjithë është Sevilla, me andaluzianët që kanë parë portugezit të festojë

27 herë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI