Flash

Video/ Barcelona nis festën: titulli n° 26! Rekordet e Messi dhe lojtarët që bënë diferencën

Lapsi.al 27 April 2019
Video/ Barcelona nis festën: titulli n° 26! Rekordet e Messi dhe
Barcellona është kampione në Spanjë për të dytin vit radhazi. Për ti dorëzuar titullin skuadrës së Valderde ka menduar edhe njëherë Lionel Messi, që hyri në pjesën e dytë kundër Levante. Goli "titull" është një goditje prej biliardo e argjentinasit në të 62'. Tre javë nga fundi Atletico Madrid, fitues pasdite në Ëanda Metropolitano kundër Valladolid, është i shkëputur 9 pikë. Aq sa duhet për të festuar titullin, katër ditë para gjysëmfinales së parë kundër Liverpool. Titulli i 26° La Liga mban firmën e pangatërrueshme të Lionel Messi. "Pleshti", që kaloi barrierën e 40 golave sezonalë për të 10 vit radhazi, ka fituar trofeun e gjashtë "Pichichi" (i treti radhazi). Një hap nga Këpuca e Artë (nëse e lejon Mbappé), për argjentinasin ishte një tjetër vit alieni, e pasuruar me rekorde. Në janar kaloi shifrën e 400 golave në Liga e me kampionatin e sapo fituar ka arritur Iniesta në vendin e parë të lojtarëve më fitues në historinë blaugrana (35 tituj, me mundësinë për tu shkëputur në krye në raste triumfi në Champions e Kupën e Mbretit). Prezenca e tij në fushë bashkë me Luis Suarez kanë prodhuar 54 gola, duke kaluar golat e shënuar në total nga 17 skuadra të divizionit të parë (Real pa Ronaldo, ka shënuar 59). Uruguaiano ka kaluar 20 golat sezonalë për të katërtin vit radhazi, si për të fshirë kritikat e atyre që e quajtën të mbaruar. Por celësi i suksesit të titullit të dytë radhazi kalon edhe nga protagonistë të tjerë, duke filluar nga portieri. Edhe këtë vit Ter Stegen është konfirmuar ndër tre më të mirët në botë për rolin, duke e mbajtur mbrojtjen blaugrana mes katër më të mirave të turneut pavarësisht lojës ofensive. Përpara tij Piqué, me 32 ndeshje si titullar. E ndjekin Jordi Alba (partneri më i mirë i Messi në kualitetin e njeriut asist), Busquets e Rakitic, të gjithë interpretues të një futbolli impresionues nisur nga Guardiola, e që e ka ruajtur stilin e lojës edhe tani, duke shkruar historinë e viteve të fundit të futbollit europian.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI