Flash

F1 Azerbaixhan, dominim i Mercedes në kualifikuese: Bottas trondit edhe Hamilton

Lapsi.al 27 April 2019
F1 Azerbaixhan, dominim i Mercedes në kualifikuese: Bottas trondit edhe

Valtteri Bottas i ka befasuar të gjithë, duke rrëmbyer një pole position në GP të Azerbaixhan. Finlandezi ka mbyllur Q3 në kohën 1'40''495, duke arritur të mbajë, me fare pak, edhe shokun e skuadrës Leëis Hamilton (+ 0''059), që kompleton edhe një herë një vijë të parë të gjithën Mercedes. Duhet të kënaqet me vendin e tretë Sebastian Vettel me Ferrari, ndërsa do të niset nga pozicioni 9 Kokëkuqja e Leclerc, që përfundoi e shtypur pas murit në Q2.

Edhe një herë Ferrari u përplas me realitetin. Pas dominimit të treguar në provat e lira italianët kanë marrë një tjetër goditje të fortë, në një sezon që po bëhet gjithnjë e më i komplikuar, fundjavë pas fundjave. Ajo që dukej se do të ishte e shtunë e lumtur, u transformua në një katastrofë për skuderinë e Maranellos: Charles Leclerc ishte në formë, por ëndërrat e tij u përplasen në kthesën më të ngushtë të Botërorit me gomat e mesme. Besim i tepruar, ose temperatura shumë të ulëta e detyruan pilotin ti thotë lamtumirë Q3 e të kënaqet me vendin e nëntë. Vettel, nuk arriti të gjentë xhiron perfekte e në fund u dorëzua përballë një Mercedes që u rrit seson pas sesioni në mënyrë impresionuese.

Skuderia e Brackley ka bërë një punë të jashtëzakonshme nga provat e lira në kualifikuese. Bottas surprizoi Hamilton pikërisht në finish, por ajo që ka më shumë rëndësi është se, përsëri, rivalët janë të detyruar ti ndjekin. Sebastian Vettel, në radhën e dytë, bashkë me Verstappen e Red Bull. Në radhën e tretë në këtë mënyrë janë ngjitur dy outsider si Sergio Perez me Racing Point e Daniil Kvyat me Toro Rosso, autor i një gare të jashtëzakonshme.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI