Flash

Ancelotti e lë jashtë skuadre Insigne, Raiola takim me ADL për shitjen

Lapsi.al 27 April 2019
Ancelotti e lë jashtë skuadre Insigne, Raiola takim me ADL për

Java e ardhshme do të jetë vendimtare në shtëpinë e Napoli për të ardhmen e Lorenzo Insigne. Ashtu si bën të ditur 'Il Mattino', në fakt, gjërat janë acaruar edhe më shumë nga vendimi i Carlo Ancelotti për ta lënë jashtë formacionit titullar ndaj Frosinone sulmuesin e Italisë. Në këtë pikë është parashikuar një takim mes agjentit të lojtarit, Mino Raiola, e presidentit Aurelio De Laurentiis.

Dy hipotezat në tavolinë: Raiola do të kërkojë të ulë kërkesën prej 100 milionë euro, që po tremb cdo pretendent e, në rast të mungesës së skontos, do të provojë të garantojë një përmirësim të denjë të kontratës së klientit të tij.

Nga të dy palët është vullneti për të mos shkuar në prishje të mardhënieve,por në fakt dicka mes Insigne e Napoli është thyer e mbetet vetëm të kuptohet cfarë masash do të merren për të rregulluar frakturën. Pas një fillimi të mirë, pjesa e dytë e sezonit të Insigne erdhi në rënie, aq sa në 24 prezencat e fundit ka shënuar vetëm tre gola. Zëvendësimi (me fishkëllimat e San Paolo) kundër Arsenal e pankina kundër Atalanta kanë ngritur tek lojtari ndjesinë se nuk është më në qendër të projektit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI