Flash

Neymar, blitz në Torino: tifozët e Juventus çmenden

Lapsi.al 26 April 2019
Neymar, blitz në Torino: tifozët e Juventus çmenden

Neymar Junior mund të mendohej të shihej në Barcelonë, por jo në Torino. Natyrisht me pyetjen se cfarë kërkon braziliani në Torino, zbarkimi i kapitenit të Brazilit në aeroportin e Caselle ka tronditur ambjentin juventin. Tifozët ëndërrojnë goditjen e madhe të verës nga Juventus, në stilin e asaj që u bë me Cristiano Ronaldo, por drejtuesit bardhezinj kanë shpejtuar të shuajnë zërat e merkatos, duke parë që, ndoshta, edhe vetëm paga prej 37 milionë në sezon që O'Ney merr në Paris, është tmerruese për arkat e kampionëve të sapokurorëzuar të Italisë. Kështu, motivi i vizitës duhet kërkuar në vend tjetër; binzesi dhe miqësia me Douglas Costa.

Një përgjigje të qartë për motivet e vizitës së Neymar në Torino nuk ka, sidomos po të kesh parasysh se bëhet fjalë për vigjiljen e finales së Kupës së Francës ku Psg duhet të luajë kundër Rennes. E megjithatë edhe kaq, ka entuziazmuar tifozët e Juventus. Por është një ëndërr e destinuar të qendrojë e tillë, me hipotezën e merkatos të mohuar menjëherë nga drejtuesit bardhezinj, si një kontratë të papërballueshme, nëse bashkohet me atë të CR7.

Kështu që më tepër bëhet fjalë për një vizitë miqësore për Douglas Costa, por nuk mungojnë edhe lidhjet komerciale me Diesel e linjën e re të parfumeve në Milano, deri në një turne Futsal që mban emrin e tij e që do të zhvillohet në Itali. Kështu që, nuk ka merkato këtë herë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI