Flash

Futbollistët kopracë nxjerrin në protestë shpërndarësit e ushqimeve: nga Icardi tek Bonucci, ja futbollistët që nuk japin bakshish

Lapsi.al 26 April 2019
Futbollistët kopracë nxjerrin në protestë

Protesta më e pazakontë ka përfshirë rrjetet sociale. Nuk është fjala as për qendrim kundër skuadrave, aq trajnerit, aq për cështje racizmi: është thjesht një qendrim kundër kopracërisë. Një grup shpërndarësish ushqimesh, nga ata që dorëzojnë porositë nëpër shtëpi, kanë përfshirë edhe botën e futbollit: grupi në Facebook "Deliverance Milano" ka publikuar listën e vip që nuk japin bakshish në dorëzimin e ushqimit të porositur përmes aplikacionit dhe ku cuditërisht figurojnë shumë futbollistë. Nga Mauro Icardi (së bashku me gruan e tij Ëanda Nara) tek Danilo D'Ambrosio për të kaluar tek Leonardo Bonucci, Cristian Abbiati, Paolo Cannavaro, Gonzalo Higuain e Philippe Mexesm janë shumë emra të njohur të së shkuarës e të tashmes në Serie A.

Postimi, i publikuar në mënyrë simbolike në 25 prill në ditën e Lirisë, ka përfshirë aktorë, prezantues, këngëtarë, futbollistë, sportistë, muzikantë, apo njerëz me influencë si Fedez e Chiara Ferragni, Marracash, Fabio Rovazzi e Rocco Hunt.

"Hyjmë në shtëpitë tuaja, ju sjellin cfarëdo që kërkoni, në cdo orë të ditës, jemi në rrugë nën shi ose nën diellin djegës, pa siguracion. Dimë cdo gjë për ju. E dimë cfarë hani, ku banoni dhe cfarë sjellje keni. E ashtu si e dimë ne, e dinë edhe kompanitë e shpërndarjes. Këto platform ashtu si n’a shfrytëzojnë ne punonjësve, në mënyrë të paskrupullt, i’u shfrytëzojnë edhe ju, duke spekulluar dhe duke vëzhguar të dhënat tuaja" shkruhet në tekstin e bërë viral.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI