Flash

Higuain i mbetet në dorë Juventus: Marotta thotë jo

Lapsi.al 26 April 2019
Higuain i mbetet në dorë Juventus: Marotta thotë jo

Puna për merkaton ka nisur për Juventus, e jo vetëm në zërin e hyrjeve. Emrat në tavolinën e drejtuesve bardhezinj do të varen edhe nga shumë oferta të marra, por ka edhe një histori që nuk ngjan me asnjë tjetër: ajo e Gonzalo Higuain, që duhet trajtuar me shumë kujdes. I huazuar tek Milan, e më pas i kaluar tek Chelsea (që ka zbuluar edhe formulën e blerjes: huazim me të drejtën e blerjes) është, gati e sigurtë që argjentinasi do të rikthehet në Torino, duke qenë se Blues nuk kanë ndërmend të ushtrojnë të drejtën e blerjes, në kohën kur edhe Maurizio Sarri është drejt largimit.

Ky është motivi, që sipas asaj që bën të ditur La Stampa, drejtori sportiv Paratici ka provuar ti propozojë Pipita spondit tjetër milanez, ndoshta duke patur në mendje edhe rastin Icardi: "Inter, mos rastësisht të duhet Gonzalo?". Idea nuk është se i ka ngrohur drejtuesit zikaltër dhe Marotta me shumë xhentilesë i është përgjigjur jo mikut dhe kolegu të tij.

Tani cështja më e nxehtë është Higuain, që është kthyer në duart e Juventus. Me Cristiano Ronaldo të paprekshëm, Mandzukic që duhet të rinovojë, Kean në rritje të plotë dhe kërkimet për një sulmues mbështetës (Chiesa ose Joao Felix), hapësirat për argjentinasin do të ishin më shumë se të reduktuara. E me një pagesë të tillë, rreth 12 milionë euro në vit, të bësh sulmuesin e pestë në hierarki do të ishte një luks edhe për bardhezinjtë që deri në fund të verës duhet ti gjejnë një sistemim të ri.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI