Flash

"Falë Zotit nuk shkova tek Juventus": Romelo Lukaku bëhet gati pr Inter

Lapsi.al 25 April 2019
"Falë Zotit nuk shkova tek Juventus": Romelo Lukaku bëhet

Romelu Lukaku, qendërsulmuesi belg i Manchester United, ka treguar për mikrofonët e Sky Sport, ngjarjen që mund ti kishte ndryshuar karrierën, kur në verën e 2014 ishte fare pranë kalimit tek Juventus: "Kur zgjodha të largohesha nga Chelsea, përfundimisht, kisha mundësinë për të kaluar tek Juventus. Por nuk e di përse, nuk e ndjeva ta bëja, dicka nuk më bindte. E ditën që pasoi, Conte iku nga Juventus. E kështu mendova: 'Falë Zotit që nuk shkova'. Pavarësisht se mendoj se Allegri është një trajner i madh, zgjodha të shkoj tek Everton. Ishte një zgjedhje e mirë".

Një deklaratë interesante e sulmuesit të Djajve të Kuq, pikërisht në kohën kur me Solskjaer nuk po gjen më hapësirë në formacion si titullar dhe është vënë në listën e dëshirave të Inter, për të zëvendësuar Mauro Icardin në rast të largimit të argjentinasit. Duket si deklaratë strategjike e sulmuesit, me fjalë që natyrisht në Milanon zikaltër do ta dashuronin. Por edhe kjo është pjesë e futbollit...

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI