Flash

Champions? Jo, Real Madrid i Zidane ka prioritet kampionatin: ndryshojnë objektivat e merkatos

Lapsi.al 24 April 2019
Champions? Jo, Real Madrid i Zidane ka prioritet kampionatin: ndryshojnë

"Të fitojmë La Liga do të jetë objektivi kryesor i sezonit të ardhshëm". E ka bërë të ditur Zinedine Zidane, trajner i Real Madrid, duke folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Getafe. "Vitin e ardhshëm do të provojmë të nisim kampionatin në mënyrën më të mirë, sepse ndryshe bëhet i komplikuar".

Pyetjes nëse ka më shumë motivin në Champions se në kampionat, Zizou i ka replikuar me një frazë të qartë: "Ne kemi 33 kampionate, Barça sa? Kohët e fundit po bëjnë mirë e duhet ti përgëzojmë, por duhet të ndryshojmë këtë dinamikë. E kam thënë gjithnjë, më e rëndësishmja për mua është ditë pas dite".

Vera e ardhshme do të shënojë revolucionin në kampin e Real Madrid. Të shumtë fytyrat që pritet të mbërrijnë në Bernabeu, duke filluar nga Militao, që është zyrtarizuar e deri tek Hazard e Pogba. Në Madrid do të ndryshojnë gjithashtu edhe objektivët. pas dominimit në Champions League në vitet e fundit, me katër trofe të fitur, tre nga të cilët radhazi, merengues duan të kthehen të fitojnë në radhë të parë La Liga, pas shumë vitesh të diktatit të Barcelonës. Në total mbretërorët vazhdojnë të kryesojnë me 33 tituj kombëtarë, duke qenë më të titulluarit në Spanjë (25 Barcelona), por në 12 vitet e fundit triumfet kanë qenë vetëm 4 (2007-2008-2012-2017), një cdo tre vjet. Numra të papranueshme në Bernabeu ku janë mësuar vetëm të fitojnë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI