Flash

Vendimi: Pogba do të largohet nga Manchester United

Lapsi.al 24 April 2019
Vendimi: Pogba do të largohet nga Manchester United

Aventura e dytë me fanellën e Manchester United për Paul Pogba mund të mbyllet pas tre sezonesh: mesfushori francez ka vendosur të ndryshojë ambjent në verë, i zhgënjyer nga rezultatet e fundit e nga viti në përgjithësi i Djajve të Kuq, që rrezikojnë seriozisht të mos luajnë edicionin e ardhshëm në Champions League. Real Madrid i Zinedine Zidane duket destinacioni më i mundshëm por nuk ka hequr dorë ende Juventus.

Pogba, sipas asaj që bën të ditur Equipe, i ka komunikuar drejtuesve të klubit anglez dhe shokëve të skuadrës së do të largohet. Thirrja e Zizou është e fortë, jo më larg se pak javë më parë 26 vjecari kishte deklaruar "Real është një ëndërr për të gjithë, të trajnohesh nga ai do të ishte fantastike", e revolucioni në Madrid është një mundësi për tu shfrytëzuar.

Në 2016 Pogba u transferua në Manchester për 105 milionë euro, sot shifra e kartonit nuk është edhe aq larg. Është e vërtetë se vitet në Old Trafford nuk kanë qenë spektakolarë por bëhet fjalë për një lojtar 26 vjecar, që sapo është kurorëzuar kampion bote me Francën. Pengesa më e madhe mbetet pagesa: 20,6 milionë euro në vit sipas bilancit të fundit të Red Devils.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI