Flash

Ish-trajneri i Bayern Mynih gati të pranojë ofertën për të drejtuar të birin në Bundesligë

Lapsi.al 23 April 2019
Ish-trajneri i Bayern Mynih gati të pranojë ofertën për

Jurgen Klinsmann është duke u kthyer në një pankinë të Bundesliga. Ish-teknikun e përfaqësueses gjermane e kërkon Hertha Berlin, klub në të cilin luan si portier djali i tij Jonathan, i datëlindjes 1997, që ndërkohë ka bërë 17 prezenca me Under 20 të SHBA. Klubi berlinez është gati për një sakrificë të madhe ekonomike vetëm që ta ketë në pankinë personazhin që në Gjermani vazhdon të ketë një popullaritet të madh edhe për faktin që komenton ndeshjet e Kombëtares së Gjermanisë për rrejtin RTL. Për Klinsmann është i interesuar edhe Stuttgard, por Hertha ka lëvizur në mënyrë të vendosur e duket shumë pranë arritjes së qëllimit.

Deri tani Klinsmann ka patur vetëm një eksperiencë si trajner i një skuadre klubi: ishte tek Bayern Mynih në 2008-2009 dhe u shkarkua në 27 prill 2009 për shkak të divergjencave me drejtuesit bavarezë. Nga atëherë ka bërë trajnerin e kombëtares (ka drejtuar edhe pankinën e Gjermanisë nga 2004 në 2006) së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga 2011 në 2016. Për ti thënë "po" Hertha, Klinsmann ka kërkuar fuqi të plotë brenda dhomave të zhveshjes e në merkato dhe drejtuesit berlinezë duket të gatshëm ti plotësojnë dëshirën.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI