Flash

Kurioziteti/ Juventus e ka zgjidhjen për të fituar Champions: krah Ronaldo duhet një uellsian

Lapsi.al 22 April 2019
Kurioziteti/ Juventus e ka zgjidhjen për të fituar Champions: krah

Joao Felix, Chiesa, Zaniolo, de Ligt, Isco e Marcelo. Janë të shumtë kampionët e talentet që përfliten si përforcime të mundshme të Juventus për merkaton e verës. E të gjithë objektivët, pak a shumë realë, kanë qëllimin e vetëm të forcojnë skuadrën për të kurorëzuar ëndërrën Champions League.

Vetëm se ka një kuriozitet dhe shumë interesant. Bardhezinjtë mund ta kenë garantuar që në janar, për më tepër me parametër zero, njeriun e aftë të thyejë tabùnë: Aaron Ramsey. Mesfushori i Arsenal nuk e ka fituar kurrë kupën prestigjoze, por ka fati të ketë nacionalitetin uellsian. Cristiano Ronaldo, në fakt, në 5 herët që ka ngritur në qiell Kupën me veshë të mëdhenj ka patur gjithnjë në krah një futbollist nga Uellsi.

Ryan Giggs në kohët kur portugezi luante në Manchester United (sezoni 2007-2008) e Gareth Bale në 4 triumfet në 5 vjet me Real Madrid, dnga të cilët 3 radhazi. Kushedi, Ramsey mund të bëjë punë në këtë pikë, sepse edhe bestytnia bën punë ndonjëherë...

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI