Flash

Perisic shënjstron Juventus: "Mund të mundim këdo"

Lapsi.al 22 April 2019
Perisic shënjstron Juventus: "Mund të mundim këdo"

Kundër Romës ka rigjetur golin në San Siro dhe është gati për një finale kampionati të nivelit të lartë, pas uljeve e ngritjeve sezonale: Ivan Perisic e di që objektivi i madh është të mbrojë vendin e tretë e duhet bërë edhe kundër Juventus. "Jemi mirë dhe synojmë të fitojmë të gjitha ndeshjet sepse jemi Inter: jemi të fortë. Duhet të punojmë e të mbyllim sezonin me sa më shumë pikë" ishin fjalët e sulmuesit të krahut kroat për tv zikaltër.

Perisic kthehet të flasë edhe për 1-1 kundër verdhekuqve: "Provuam të fitojmë, por edhe një pikë, për atë që është situata jonë, është positive. Jemi të tretët dhe duhet të vazhdojmë kështu". Problemi I skuadrës është të konkretizojë rastet e krijuara: "Duhet të përmirësohemi, calojmë në 20 metrat e fundit: vetëm kështu mund të bëhjmë më shumë gola".

E në prag është ndeshja me kampionët e sapokurorëzuar të Italisë: "I njohim, fitojnë prej tetë vitesh në Itali. Janë të fortë e duan të fitojnë, por kemi forcën për tia dalë. Duam ta mbyllim në vendin e tretë dhe të futemi në Champions League".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI