Flash

Lotito kundërshton Tare për trajnerin: "Kupa e Italisë ose lamtumirë". Inzaghi tani në duart e Strakoshës

Lapsi.al 21 April 2019
Lotito kundërshton Tare për trajnerin: "Kupa e Italisë ose

Humbja në shtëpi me Chievo rrezikon të lërë pasojë të rënda tek Lazio. Presidenti Lotito (i tërbuar pas ko në Olimpico) ka lënë të kuptohet qartë nga Simone Inzaghi, se për të shpëtuar pankinën në fund të vitit duhet të fitojë patjetër Kupën e Italisë. Edhe për këtë arsye skuadra është kthyer të stërvitet në ditën e Pashkës, sepse të mërkurën është gjysëmfinalja e kthimit kundër Milan.

Sipas asaj që bën të ditur Il Messaggero, Lotito fajëson Inzaghi për disa zgjedhje teknike e mungesën e vendosmërisë së Lazio në ndeshjet kundër Spal, Sassuolo, Milan e Chievo. Një trend që rrezikon ti dështojë objektivin Champions, por edhe atë Europa League: ja përse një sukses në Kupën e Italisë (në rast fitore vlen kualifikimin) do të ishte dyfish i rëndësishëm.

Një vizion, ai i presidentit lacial, që bie në kundërshtim me atë të Drejtorit Sportiv, Igli Tare, që vetëm pak javë më parë foli për një "histori dashurie të pafund" mes Lazio e Simone Inzaghi. Tekniku tashmë është në duart e Thomas Strakoshës, portieri që ka qenë një një elementët decizivë të bardhekaltërve, e që kundër Milan do të ketë shumë punë për të bërë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI