Flash

Shtatë gola në dy ndeshje, pesë humbje radhazi në transfertë: Manchester United prek rekordin negativ

Lapsi.al 21 April 2019
Shtatë gola në dy ndeshje, pesë humbje radhazi në
Në javën e 35 të Premier League Manchester United turpërohet në Goodison Park përballë Everton me një 4-0 që nuk lë vend për diskutime. Richarlison hapi serinë e golave në të 13’ në gjysmëkthesë, Sigurdsson dyfishon në të 28’ me një goditje nga distanca; pastaj Digne (56’) e Walcott (64’) nxjerrin ko Red Devils. Humbje e shëmtuar për të besuarit e Solskjaer, që tani rrezikojnë të humbasin nga sytë Arsenal e Chelsea në zonën Champions League. Humbje dëshpëruese për Manchester United (e terta radhazi në transfertë në kampionat), që e shkon në derbin e shumëpritur me City në demoralizim total e me dy rekorde negative në histori: Humbja e pestë radhazi e Manchester Unitedit me Ole Gunnar Solskjaer në transfertë në të gjitha garat. Nuk i ndodhte “Djajve të Kuq” një ecuri e tillë që në mars të vitit 1981 me Dave Sexton në pankinë. Për ti përkeqësuar statistikat, pas tre golave të pësuara në Kamp Nou me Barcelonën dhe katër ndaj Everton, United ka pësuar 48 gola. United s’kishte pësuar kaq shumë gola në një sezon që nga edicioni 1978/79 (63). Tani Manchester është i gjashti me 64 pikë, dy më pak se vendi i katërt, që e dërgon në Champions League, por që tani është komplikuar 4 ndeshje nga fundi.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI