Flash

Juventus në shifra: asnjë skuadër nuk ka bërë kurrë më mirë në historinë e Serie A

Lapsi.al 20 April 2019
Juventus në shifra: asnjë skuadër nuk ka bërë

- Juventus ka fituar 8 tituj kampion radhazi, duke vendosur rekordin e ri të titujve radhazi të fituar në pesë kampionatet më të mëdha europiane - duke përmirësuar serinë e tyre dhe të Lyon mes 2001/02 e 2007/08 (7 radhazi).

- Juventus e fitoi titullin pesë javë para mbylljes së kampionatit: asnjë skuadër nuk ka bërë më mirë në Serie A në kohën e tre pikëve për fitore (nga 1994/95), duke barazuar Inter 2006/07.

- Juventus ka fituar 28 nga 33 ndeshjet e para sezonale të kësaj Serie A, asnjë skuadër nuk ka bërë më mirë (28 për bardhezinjtë edhe në 2013/14, me Antonio Conte).

- Juventus ka fituar 87 pikë në 33 ndeshjet e para të Serie A 2018/19, duke marrë në konsideratë tre pikë për fitore, asnjë skuadër nuk ka bërë më mirë (87 edhe për bardhezinjtë në 2013/14).

- Nga 01/12/2017 në 03/03/2019 Juventus nuk ka humbur asnjë nga 26 transfertat e diskutuara në kampionat, seri rekord pathyeshmërie jashtë fushe për bardhezinjtë në Serie A.

- Juventus ka fituar 101 pikë në vitin 2018 në Serie A, duke barazuar rekordin e Torino në 1948, me tre pikë për fitore.

- Juventus grumbulloi 53 pikë në fazën e parë të këtij kampionati, rekord i ri në gjysëm të sezonit në Serie A.

- Juventus ka fituar 32 ndeshje në 2018 në Serie A, duke iu afruar rekordit që mbahet po nga ata vetë në një vit (33 suksese në 2016).

- Juventus ka humbur vetëm një ndeshje në 2018 në Serie A (vs Napoli në prill), asnjë skuadër nuk ka bërë më mirë, duke nisur nga rekordi i mëparshëm me zero humbje në vitin 2006, gjithnjë i Juventus.

- Nuk kishin humbur asnjë ndeshje në 2018 jashtë shtëpisë në kampionat, duke u bërë një nga nëntë skuadrat e pamundura në transfertë në një vit kalendarik në Serie A.

Të këshilluara

San Siro lëkundet: në Milano bie alarmi

Në kohë kur flitet për shkatërrimin, duke se edhe San Siro po rebelohet. Meazza po lëviz shumë dhe "oshilacionet anomale" të unazës së tretë kanë bërë që të bje...

11:32

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI