Flash

Milan lamtumirë Champions? Gattuso: "U treguam fëmijë tek barazimi"

Lapsi.al 20 April 2019
Milan lamtumirë Champions? Gattuso: "U treguam fëmijë tek

"Ka keqardhje për fitoren që na iku nga duart, por sor nuk është se bëmë një përfaqësim të mirë. Ishim më fat që gjetëm avantazhin, por pastaj bëmë një gabim fëmijënor në barazimin e tyre. Ta mbajmë fort këtë pikë". Kështu, Rino Gattuso analizon 1-1 e Milan në Parma. Përplaset mbi Bruno Alves vrapimi i kuqezinjve drejt vendit të katërt Champions. Milan nuk shkon më shumë se 1-1 në fund të një ndeshje të ekuilibruar në Tardini.

Këtë herë tekniku kuqezi i provoi të gjitha, por tërësisht të gjitha: mbrojtje me katër, pastaj me tre, mesfushë me tre, pastaj me katër, dy trekuartistë, dy qendërsulmues. Mbeti vetëm të futej vetë, e nëse do të ishte mundësia do ta kishte bërë në atë finale të sfidës që u komplikua aq shumë e ndoshta në mënyrë fatale. Nëse ishte dikush që donte të fitonte me cdo kusht ishte Gattuso, por u tradhëtua atëherë kur nuk duhej nga Piatek e të tjerët.

Nëse nuk do të kishte qenë ajo goditje dënimi e Bruno Alves tre minuta nga fundi, ndoshta do tia kishte dalë. E megjithatë nuk ndodhi. Milan kthehet nga Parma me një pikë që vlen pak, duke mos lëvizur dot një renditje që do të jetë ndoshta e hapur deri në fund, por me ndërgjegjen se ka humbur një tjetër rast të rëndësishëm për të bërë hyrjen decizive në zonën Champions.

Të këshilluara

San Siro lëkundet: në Milano bie alarmi

Në kohë kur flitet për shkatërrimin, duke se edhe San Siro po rebelohet. Meazza po lëviz shumë dhe "oshilacionet anomale" të unazës së tretë kanë bërë që të bje...

11:32

Juventus, pika vendimtare përpara revolucionit

Përsëri në Stadium, në vendin e krimit, për të provuar të rigjejë buzëqeshjen në fund të një të përpjete që i ka lënë bardhezinjtë pa frymë. Juventus-Fiorentina...

11:13

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI