Flash

San Siro lëkundet: në Milano bie alarmi

Lapsi.al 20 April 2019
San Siro lëkundet: në Milano bie alarmi

Në kohë kur flitet për shkatërrimin, duke se edhe San Siro po rebelohet. Meazza po lëviz shumë dhe "oshilacionet anomale" të unazës së tretë kanë bërë që të bjerë alarmi. Lajmin e ka shkruar Corriere della Sera, duke shpjeguar që lëkundje anormale janë ndjerë gjatë Inter-Atalanta e aq ka mjaftuar për ti këshilluar Komisionit të ruajtjes së Komunës të bëjë verifikime të menjëhershme, që thonë se nuk ka evidentuar probleme të vecanta.

Mund të jetë edhe kështu, por ndërkohë, San Siro, për të cilin po mendohet shembja dhe ndërtimi i një stdiumi modern, është nën vëzhgim sepse lëviz, vibron e ka oshilacione edhe prej 5 centimetrash. Në realitet, shkruan Corriere, Meazza ka disa kohë që bën këto lloj lëvizjesh dhe fillimisht i dha shenjat në 2003 gjatë koncertit të Vasco Rossi. Në atë kohë, teknikët përcaktuan valë prej 5,2 centimetrash. 2.6 centimetra në të majtë sinistra, 2.6 centimetra në të djathtë. Një vit më pas, për koncertin e U2, u mendua mbyllja e unazës së dytë e lart. Me pak fjalë, La Scala e futbollit mund ta përballojë, por vetëm nëse qendrohet ulur dhe me rregull. Të përplasësh këmbët krijon turbolenca të rrezikshme.

Cështja është kthyer të përflitet këto javë dhe sipas asaj që bëjnë të ditur teknikët, që betohen për sigurinë e impiantit, duhen shmangur ekzaltimet e tepruara: ka sensorë për të monituruar strukturën. Meazza e vjetër calon pak, por mbetet në këmbë.

Të këshilluara

Juventus, pika vendimtare përpara revolucionit

Përsëri në Stadium, në vendin e krimit, për të provuar të rigjejë buzëqeshjen në fund të një të përpjete që i ka lënë bardhezinjtë pa frymë. Juventus-Fiorentina...

11:13

FOTO/ Arsenal ironi me Napolin: "Gunnorrah"

Arsenal fluturon në gjysëmfinale të Europa League dhe shpreh gjithë lumturinë në një postim në Twitter, duke u tallur me serialin e famshëm në Tv 'Gomorra': në ...

14:55

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI