Flash

Football's coming home: Anglia pushton Europën

Lapsi.al 19 April 2019
Football's coming home: Anglia pushton Europën

Nëse nga njëra anë Anglia ekonomike e politike po organizon daljen nga Europa, futbolli ka rrëmbyer skenën, duke vendosur katër skuadra në tetë, në gjysëmfinalet e Champions ed Europa League. Liverpool, Tottenham, Arsenal e Chelsea me mundësinë të kenë dy finale të të njëjtës gjuhë. Një fakt që nuk ndodhte prej 35 vjetësh e ëndërra është ajo që të thyejnë dominimin spanjoll të viteve të fundit.

E ka bërë përmes një futbolli spaktakolar ku mendohet vetëm të sulmojnë dhe jo të mbrohen: mjafton të shohësh Manchester City-Tottenham 4-3. Natyrisht e kanë përmes me shpenzime gjigante, por edhe të ardhurave nga e drejta televizive, që është shumë më e lartë se në kampionatet e tjera.

E tani skena, pas viteve të vështirë të dominimit të Barcelona e Real Madrid, është përsëri e tyre. Është Liverpool që kërkon të shkojë edhe një herë në finalen e humbur vitin e kaluar kundër Blancos e duhet të sfidojë blaugrana. Nga ana tjetër është Tottenham, që pa Kane duhet të bëjë llogaritë me djaloshët e tmerrshëm të Ajax. Në ishull shpresojnë në një derbi në finale, 11 vjet pas atij Manchester United-Chelsea në Moskë.

Në Europa League muzika nuk ndryshon me Chelsea e Arsenal. E tek Blues është Maurizio Sarri, që përcaktohet "Mr Europa": "Kam fituar 18 ndeshje në 22 në Europa League". Me tre fitore të tjera, tekniku toskan mund të cojë në Londër treofeun e tij të parë në karrierë. Eintracht Frankfurt është i paralajmëruar. Rrethin e mbyll Arsenal, që eleminoi Napoli e tani do të sfidojë Valencia. Football's coming home.

Të këshilluara

FOTO/ Arsenal ironi me Napolin: "Gunnorrah"

Arsenal fluturon në gjysëmfinale të Europa League dhe shpreh gjithë lumturinë në një postim në Twitter, duke u tallur me serialin e famshëm në Tv 'Gomorra': në ...

14:55

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI