Flash

"Në fushë nuk mendojmë për rrogat": altruizimi i Kotobellit dhe ngacmimi për Idrizin

Lapsi.al 19 April 2019
"Në fushë nuk mendojmë për rrogat": altruizimi i

Një pikë larg vendit të dytë, për Flamurtarin arritja e një vendi në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm bëhet një objektiv gjithnjë e më i arritshëm. Vlonjatët kërkojnë vazhdimësinë, por kjo do të thotë fitore përballë Luftëtarit, një skuadrë që në vlerësimin e Enea Kolicit, portierit të kuqezinjve, në konferencën për shtyp, ka një trajner që i ka ndryshuar fytyrë, duke treguar nivel të lartë: “Do të jetë ndeshje e vështirë duke parë edhe ecurinë e Luftëtarit në këto ndeshjet e fundit – vlerwsoi portieri -. Kanë edhe një trajner shumë të mirë që ka ndryshuar totalisht fytyrën e ekipit. Gjithsesi ne luajmë në fushën tonë dhe besoj se do t’ia dalim me sukses”.

Natyrisht, me arritjen e objektivit pranë, vëmendja nuk mund të mos shkojë tek pika që ka diktuar jo pak sezonin e Flamurtarit. Blerim Kotobelli ka prekur edhe cështjen e pagave, duke pranuar se presin që administrator i klubit Sinan Idrizi të mbajë premtimin e bërë, por se kjo pjesë nuk kondicionon mendjen e lojtarëve kur zbresin në fushë: “Është situatë e vështirë, por presidenti na ka dhënë besim se çështja do të zgjidhet shumë shpejt. Në fushë nuk e mendojmë pjesën e rrogave, japim maksimumin - u shpreh Kotobelli - . Shpresoj ta mbajmë këtë vend dhe të arrijmë objektivin. Derisa ndodhemi në vendin e tretë, mendojmë për këtë pozicion”.

Flamurtari-Luftëtari do të luhet ditën e shtunë në orën 19, me vlonjatët që kërkojnë europën dhe vendin e dytë. Me 47 pikë, kuqezinjtë kanë vënë nën presion Kukësin, që ka vetëm një pikë më shumë, por ndërkohë duhet të ruhen në 7 javët e mbetura nga presioni i Teutës, që këtë javë ka fitoren e tavolinës me Kamzën, dhe praktikisht është vetëm një pikë larg.

Të këshilluara

FOTO/ Arsenal ironi me Napolin: "Gunnorrah"

Arsenal fluturon në gjysëmfinale të Europa League dhe shpreh gjithë lumturinë në një postim në Twitter, duke u tallur me serialin e famshëm në Tv 'Gomorra': në ...

14:55

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI