Flash

Milan javë ferri: Gattuso rigjen Pacqueta, por i beson Borinit...

Lapsi.al 19 April 2019
Milan javë ferri: Gattuso rigjen Pacqueta, por i beson Borinit...

Penalltia vendimtare e Frenck Kessie ndaj Lazio dhe suksesi, pas katër ndeshjesh pa fituar, ka sjellë entuziasëm të madh në Milanello. Skuadra gjatë gjithë javës është stërvitur në mëngjes për t’u përshtatur me ndeshjen e mesditës nesër në “Tardini”, por ndaj Parmës trajneri i kuqezinjve është duke menduar ndryshimin e ndonjë pedine të rëndësishme të formacionit.

Balotazhet më të rëndësishme janë në mesfushë dhe në mbrojtje me Zapata që do të mund të marrë vendin e Mussachio, ndërsa në mesfushë Lucas Biglia do të mund të jetë në vend të Bakayoko. Zgjedhje të detyruara nga kalendari për Milanin, që do të jetë i impenjuar nesër ndaj Parmës, të mërkurën në Kupën e Italisë kundër Lazio në “San Siro” në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale dhe të dielën në shtëpinë e Torinos. Një raund force që meriton maksimumin e përqendrimit dhe reflektimit nga ana e stafit teknik.

Lucas Paqueta me shumë mundësi do të jetë mes të grumbulluarve, por nuk do të mund të luajë nga minuta e parë, aq më tepër që braziliani ka pasur një ndrydhje të fortë të kaviljes dhe ka rekuperuar në kohë shumë të shkurtër: 2 prillin e kaluar dilte nga “San Siro” me paterica dhe në 15 ditë ka gjetur formën e duhur në mënyrë thuajse të papritur. Do të kthehet mes shtyllave Gigio Donnarumma pasi kishte humbur ndeshjet me Juventus dhe Lazio në kampionat.

Që nga minuta e parë hapësirë për tridhëmbëshin Suson-Piatek-Borini, ndërsa Cutrone edhe një herë tjetër do ta nisë nga pankina, edhe pse ka shumë dëshirë për të luajtur. “Është normale që dua të luaj më shumë, bëj gjithçka për të bindur trajnerin dhe do të impenjohem gjithmonë. Kam raport të mirë me Piatek dhe kemi treguar që kemi arritur të luajmë së bashku”, ka shpjeguar për Skai-n. Objektivi i të gjithëve është që Milan të qëndrojë në Champions dhe Parma do të jetë e para në gjashtë etapat e fundit të sezonit. “Me Parmën është një ndeshje shumë e rëndësishme për të mbajtur vendin e katërt. Besojmë tek Champions, është objektivi i të gjithëve dhe duhet të kërkojmë ta arrijmë atë”.

Të këshilluara

Ajax, larg duart nga Ten Hag: gati rinovimi

Ajax është tashmë tregu më i lakmuar i Europës, e jo vetëm për lojtarët impresionues që arritën gjysëmfinalen e Champions League. Nëse dikush kishte menduar për...

19:20

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI